Kanceri i lëkurës, faktorët e riskut dhe parandalimi

Dr. Blerta Gjoni, dermatologe

Djegiet e përsëritura nga dielli – para së gjithash në  fëmijëri – dhe ngarkesa e tepërt me rreze diellore (rrezet e diellit UV), shtojnë rrezikun për t’u shfaqur  një melanomë (kancer i lëkurës). Te një numër pacientesh dhe pacientësh ekziston dhe një prirje trashëgimore mami dhe vajza krem diell plazhqë shton rrezikun  nga melanoma.

Parandalimi dhe zbulimi i hershëm:

Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit  të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet UV (ultravjollcë):

  1. Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli
  2. Midis orës 11 dhe 15, kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe, të rrihet nën hije
  3. Nën diell të mbahet kapele, syzet diellore dhe rroba të përshtatshme.
  4. Të përdoren kremra për mbrojtjen nga dielli me një faktor të lartë mbrojtës .
  5. Foshnjat deri në moshën njëvjeçare të mos i ekspozohen kurrë drejtpërdrejt diellit.
  6. Veçanërisht mirë të mbrohen fëmijët nga dielli.

Ia vlen që lëkurën ta kontrollojmë vetë në distanca të rregullta kohore dhe nishanet pigmentoze t’i vëzhgojmë me saktësi. Po qe se konstatohen ndryshime në nishane, ato duhen kontrolluar tek dermatologu.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi