Kanceri i prostatës, format e trajtimit

Nga mjeku Viktor Qereshniku

Tumori i prostatës është zakonisht një tumor që progreson ngadalë. Për këtë janë dhënë informacione nga një studim i publikuar në JAMA ( the Journal of the American Medical Association ). Meshkujt me gradë të ulët të tumorit të prostatës (Gleason me pikë nga 2-4 ) kanë progresion të ngadaltë të tumorit prostatadhe mbijetesa është e mirë. E kundërta ndodh kur tipi i tumorit vlerësohet në Gleason 8-10.

Cilat janë format e trajtimit të kancerit të prostatës?

– Ndjekja e rastit dhe pritja me kontrolle periodike
– Terapia hormonale
– Radioterapia
– Prostatektomia radikale
– Brachiterapia
– Kriokirurgjia

Sigurisht që metoda e trajtimit do të përcaktohet nga specialisti i onkologjise urologjike, duke u bazuar në vlerësimin e hollësishëm të gjendjes dhe moshës së pacientit si edhe të stadit të zhvillimit të tumorit.  Secila metodë trajtimi ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Në fund të fundit është një metodë trajtimi invazive.

Terapia hormonale: kanceri i prostatës rritet në vartësi nga hormoni i testosteronit që prodhohet nga testikujt si edhe nga gjendra mbiveshkore ( suprarenale ). Prodhimi i këtij hormoni mund të ndërpritet në dy mënyra.

1. Me anë të një ndërhyrje orchiectomia (heqjes se testikujve ).

2. Por hormoni i testosteronit mund të ndërpritet edhe me përdorimin e medikamenteve si leuprorelide apo dhe goserelin, të cilët frenojnë gjendrën e hipofizes dhe kështu bëjnë që të zvogëlohet prodhimi i hormonit nga testikujt. Kjo terapi zakonisht është e rezervuar për tumoret me metastaza.

Kanceri i prostatesMedikamente të tjera që përdoren për bllokimin androgenik janë :

– Casodex ( bicalutamide )
– Cyproterone acetat
– Eulexin ( flutamide )
– Lutenizing Hormone Releasing Hormone ( LHRU, leuprolide/Zoladex-goserelin ).

Për të konkluduar shikojmë se për adenokarcinomën e prostatës ka shumë variante

– Preventive
– Diagnostike
– Kurative invazive
– Kurative medikale, etj.

Për këtë arsye duhet të citojmë thënien e urologëve që “Meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës”.

Për të vërtetuar këtë, mund të kujtojmë figura të shquara të artit evropian të cilët janë prononcuar vetë që janë trajtuar për kancer të prostatës dhe që aktualisht janë fare mire dhe zhvillojnë jetë aktive artistike.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim