Kryefaqja Shendeti a-z Z Kanceri i zorrës së trashë, rëndësia e kryerjes së kontrolleve periodike

Kanceri i zorrës së trashë, rëndësia e kryerjes së kontrolleve periodike

0
Shpërndaje

Mjekët rekomandojnë kryerjen e kontrolleve periodike për kancerin e zorrës së trashë rreth moshës 50 vjeç. Ndërsa njerëzit me një rrezik më të lartë, si ata që kanë një histori familjare me këtë sëmundje, duhet të bëjnë kontrolle më herët.

Ndryshime në mënyrën e jetesës për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë

Mund të ndërmerrni disa hapa për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë duke bërë ndryshime në jetën e përditshme.

  • Konsumoni shumëllojshmëri frutash, perimesh dhe drithërash. Frutat, perimet dhe drithërat përmbajnë një sërë vitaminash, mineralesh, fibrash dhe antioksidues që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Konsumoni një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, që t’i merrni të gjitha llojet e vitaminave dhe mineraleve.
  • Pini alkool në sasi të moderuar. Nëse zgjidhni të konsumoni alkool, limitoni sasinë në jo më shumë se 1 pije për gratë dhe 2 për burrat.
  • Hiqni dorë nga duhani. Flisni me mjekun për mënyrat që mund të funksionojnë për ju për heqjen dorë nga duhani.
  • Mbani një peshë normale të trupit. Nëse keni një peshë normale, përpiquni ta ruani këtë peshë duke kombinuar dietën e shëndetshme me aktivitetin fizik. Nëse duhet të humbisni peshë, konsultohuni me mjekun për mënyrat si mund të dobësoheni. Përpiquni të humbisni peshë gradualisht duke rritur nivelin e ushtrimeve dhe duke ulur numrin e kalorive që merrni.

Burimi: JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here