Kanceri tek fëmijët, në vendin tonë mundësia për mbijetesë 1 në 10

Të gjithë njerëzit kanë të drejtën për trajtime efektive kundër kancerit dhe shërbim me terma të barabartë dhe pa vuajtje. E drejta e kurimit të kancerit është një çështje e drejtësisë shoqërore. Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit deklaron se pabarazia në kujdesin ndaj kancerit ekziston në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim për shumë lloje kancerash. Faktet tregojnë se:

Mjeku-dhe-bebi– Pacientët me të ardhura më të ulëta, sëmundja e të cilëve mund të kurohet në vendet e zhvilluara, shpesh vuajnë dhe vdesin në mungesë të përgjegjshmërisë, burimeve dhe së drejtës për shërbim cilësor.

– Pabarazia gjinore në fuqi, burime, kulturë dhe investim i pamjaftueshëm në sistemin shëndetësor parësor i pengojnë gratë me të ardhura të ulëta që të marrin shërbimin bazë ndaj kancerit, për shembull, të bëhen pjesë e programeve për parandalimin dhe ekzaminimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

– Mbi 85% e 275 000 grave të cilat vdesin çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës janë nga vendet në zhvillim.

– Mbi 70% e 160 000 rasteve të reja të fëmijëve të diagnostikuar me kancer çdo vit në gjithë botën, nuk marrin një trajtim të efektshëm. Rezultati është një përqindje shumë e ulët mbijetese me 10% në vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme krahasuar me 90% mbijetesë në vendet me të ardhura të larta.

– Popullatat e varfra nuk e kanë të mundur të përballojnë trajtimet dhe ilaçet e shtrenja për kancerin, para që zakonisht dalin nga xhepat e tyre duke i çuar familjet në skamje.

E drejta për një shërbim efektiv, cilësor dhe të përballueshëm ndaj kancerit është një e drejtë e gjithë individëve.

Të gjithë njerëzit duhet të kenë të drejtë, pa diskriminim, që të përfitojnë shërbimin e kërkuar shëndetësor, ilaçe dhe teknologji të efektshme, të sigurta dhe të përballueshme.

“Gëzimi i një standardi të lartë shëndetësor është një e drejtë thelbësore e çdo njeriu”, Dekarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

-Në shumë raste hendeku më i madh dhe i papranueshëm në kujdesin ndaj kancerit është mungesa e kujdesit të përshtatshëm paliativ dhe përdorimi i qetësuesve të dhimbjeve.

-Një listë e shkurtër ilaçesh mund të kontrollojë dhimbjet në 90% të të gjithë njerëzve me dhimbje nga kanceri, përfshirë fëmijët, megjithatë në shumë vende mungesa e trajtimit ndaj dhimbjes është e zakonshme.

-Pabarazia në përfitimin e shërbimeve ndaj kancerit shoqërohen shpesh me statusin socioekonomik, me popullsi të varfër dhe të pamundur për të përballuar shpenzimet e ilaçeve ndaj kancerit, si dhe njerëz që përjetojnë pengesa të tjera në marrjen e trajtimeve cilësore.

-Diferencat në punë, gjini, etni dhe në veçanti, edukim, janë gjithashtu të lidhur me faktorët e rrezikut për kancer, si: kequshqyerje, duhanpirje, përdorim i shumtë i alkoolit.

-Në shumë vende, mungesa e sigurimit shëndetësor i bën njerëzit të mos marrin edhe shërbimin shëndetësor bazë.

-Mbulimi universal shëndetësor për t’u siguruar të gjithë njerëzve shërbim shëndetësor pa pengesa financare është një element zhvillimi i rëndësishëm dhe ulje e varfërisë, një element kyç për çdo përpjekje për të ulur pabarazinë sociale në çështjet e kancerit.

-Ka programe kontrolli dhe përkujdesje të suksesshme kundër kancerit në vendet me të ardhura të pakta, duke përdorur zgjidhjet e përshtatshme që sigurojnë shërbime cilësore, nga parandalimi në zbulimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin paliativ.

Kanceri nuk është thjesht një çështje shëndetësore. Ai përfshin çështje shoqërore, ekonomike dhe të të drejtave të njeriut dhe është një pengesë e rëndësishme për të arritur zhvillim gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

Burimi: http://www.worldcancerday.org/ (Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit)

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë