Kryefaqja Femijet Karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9 vjeç, të përshkruara nga...

Karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9 vjeç, të përshkruara nga mësues e psikologë

0
Shpërndaje

Përshtatur në shqip nga Lira Gjika, psikologe

Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete. Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brendshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën.

• Ai apo ajo fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim.
• Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habije ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9 vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon.
• Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t’i tregojnë përralla apo t’i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë, kërkon ngjarje të vërteta.
• Djemtë nëntë vjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.
• Vajzat nëntë vjeçare, në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi).
• Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me shfaqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje.
• Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve. prandaj në këtë periudhë, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmendshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdeshëm me njëri-tjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here