Kardiologia: Mos e neglizhoni një dhimbje në gjoks që zgjat 2-3 minuta

Dhimbjet në gjoks nuk janë gjithmonë të lidhura me zemrën, por ato janë një sinjal që duhet të shkojmë tek mjeku. Kardiologia Manjola Liko thotë se në asnjë rast nuk duhet humbur kohë.

“Kushdo që ka një dhimbje në gjoks që zgjat 2-3 minuta është e rekomandueshme që të bëj një konsultë mjekësorë dhe një bilanc të analizave të gjaku, jo gjithmonë vjen nga zemra, por nuk duhet neglizhuar’,-thotë kardiologa Liko.

Me shqetësim kardiologia, thotë se mosha e pacientëve të saj tashmë ka zbritur në të 40-tat, dhe shkaqet janë disa.

 “40-50 vjeç, faktorë ndikues stili i jetesës, dieta, mos aktiviteti fizik dhe mos kontrolli faktorëve të riskut që këta persona bartin’, tha Liko për Euronews.

Ata që kanë një person në familje, që ka bërë vdekje të papritur, apo ka bërë sëmundje ishemike, infarkt miokardi e insult cerebral në moshë të re, duhet patjetër të nisin në moshë të hershme kontrollet tek mjeku dhe të mos presin shenjat e sëmundjes.

“Që tek të 30 duhet kontroll çdo 6 muaj nëse ka vdekje të papritur në familje, ata që kanë prindër që vuajnë nga dislipidemitë, duhet që në moshën 20 të nisin analizat”,-tha kardiologia

Për popullatën e shëndetshme, kardiologia këshillon nisjen e kontrolleve periodike pas moshës 35 vjeç, ndër rekomandon të bëhet kujdes me stilin e jetesës.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat