Kardiomiopatia, sëmundja e fshehur që dëmton zemrën

Sabjan Memishaj, kardiokirurg

Kardiomiopatia hipertrofike (KH) është shumë e shpeshtë dhe mund të prek njerëz të çdo moshe. Ajo prek femrat dhe meshkujt në të njëjtën përqindje dhe është shkaku i vdekjes së papritur te të rinjtë duke përfshirë dhe sportistët. Kardiomiopatia hipertrofike ndodh kur qelizat e muskulit të zemrës zmadhohen dhe shkaktojnë trashjen e muskulit të zemrës. Madhësia e ventrikulit mbetet e njëjtë por trashja e tij mund të shkaktoj vështirësi në daljen e gjakut jashtë zemrës sepse kjo gjë shkakton zvogëlimin e kavitetit të saj. Nëse kjo ndodh atëherë gjendja quhet kardiomiopati hipertrofike. Nganjëherë septum i cili është muri që ndan dy dhomat e zemrës të quajtura ventrikul trashet dhe shtyhet në drejtim të ventrikulit të majtë. Kjo e detyron ventrikulin e majtë ta shtyj me vështirësi gjakun jashtë zemrës. Kjo gjendje e lodh ventrikulin e majtë i cili duhet të punoj më shumë për ta hedhur gjakun në drejtim të trupit.

Ankesat janë:

  • Dhimbje gjoksi;
  • Këputje;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Gjendje të fikti (debulesë).

Kjo sëmundje mund të shkaktojë keqfunksionim të valvulës mitrale, duke shkaktuar pamjaftueshmëri të saj dhe duke bërë të mundur kalimin e gjakut prapa. Trashja mund të prek të gjithë ventrikulin e majtë apo një pjesë të tij. Nganjëherë trashja e muskulit prek edhe ventrikulin e djathtë. Trashja e mureve të zemrës shkakton çrregullime në zemër të cilat mund të çojnë në aritmi vdekjeprurëse. Disa njerëz nuk kanë asnjë lloj ankese dhe kjo situatë nuk ndikon në jetën normale të tyre. Disa prej tyre mund të kenë vdekje të papritur gjatë aktiviteteve fizike jo shumë të rënda.

Aktiviteti fizik tek këta persona mund të shkaktojë çrregullime të rënda të ritmit të zemrës. Emra të tjerë të sëmundjes janë: • Hipertrofi septale asimetrike. • Kardiomiopati hipertrofike familjare. • Kardiopmiopati hipertrofike jo obstruktive. • Kardiomiopatia hipetrofike obstruktive. • Stenoza subaortale nga hipertrofia idiopatike./ Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?