Karrocat e supermarketeve mund të jenë të rrezikshme për fëmijët

femije ne karroce

Fëmijët gëzohen kur ata hipin në karrocat e supermarketit . Por, duke lënë fëmijën në vendin e tij dhe duke bërë një kapje të shpejtë për një kuti me drithëra, e gjitha mund të çojë në dëmtime të rënda . Sipas një studimi të ri , më shumë se 24 mijë fëmijë çdo vit ,vuajnë dëmtime që lidhen me uljen e tyre në karrocë . Komisioni i “ConsumerProduct Safety” ( CPSC ) krijoi standarde vullnetare të sigurisë për karrocat e blerjes në vitin 2004 , e cila e mbulon kërkesat e performancës dhe etiketimit , kërkesat për sistemet e frenimit , dhe metodat e provës . Por edhe me këto masa shtesë të sigurisë , numri mesatar vjetor i lëndimeve nga karrocat u rritën , sipas një studimi aktual.Studiuesit vëzhguan të dhënat për fëmijët e moshës 15 vjeç dhe më të rinj të cilët, ishin të përfshirë në aksidente që çonin në dhomën e urgjencës midis viteve 1990 dhe 2011 . Shumica e fëmijëve rreth 70 përqind lëndoheshin si pasojë e rënies nga karrocat, dhe 78 për qind vuanin nga plagë në kokë, sipas një njoftimi për shtyp . Studiuesit zbuluan se ka patur rritje të numrit të lëndimeve nga 3483 fëmij në 1990 në 12,333 fëmij në vitin 2011 . ” Kjo është një organizatë për fëmijët e lënduar , ” tha Dr.Gary Smith , drejtor i Qendrës për Studimin dhe Politikat e Lëndimit në Spitalin e Fëmijëve në mbarë vendin . ” Ne jemi më shumë të shqetësuar në lidhje me fëmijët nën moshën 5 vjeç. ” Tetëdhjetë e pesë përqind e fëmijëve sipas studimit ishin nën moshën 4 vjeç . Një studim ne fund te qershorit tregoi se fëmijët dhe të rinjtë e moshës 11-22 vjeç  të cilët kishin pësuar tronditje të përsëritura u duhej një kohë më e gjatë për tu shëruar ,rreth 35 ditë . Ndërkohë, një tjetër studim tregon se fëmijët që kanë pësuar dëmtime të trurit apo tronditje më shumë se dy herë kishin gjasa për të vuajtur nga depresioni . ” Është koha që ne të marrim masa për të mbrojtur fëmijët tanë, duke rritur sigurinë e karrocave të blerjes” ,  tha Smith në një deklaratë për shtyp për NBC news.Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se karrocat mund të jenë burimi i dëmtimeve të rënda .Deri atëherë kjo qendër sugjeron disa masa paraprake logjike :Gjithmonë përdorni shiritat e sigurisë në karrocat e supermarketitTë jeni të vëmendshëm në lëvizjet e fëmijës suaj , ndërsa ndodhet në karrocë .Mundohuni të mos largoheni shumë larg nga karroca ndërsa fëmija juaj është ende brenda.

Pergatiti. Atila Islamaj

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"