Kastro Zizos i bëjnë presion pas deklaratave të forta ndaj mjekësisë shqiptare

Blertina Koka / Shëndet+

Deklaratat e forta që Kastro Zizo lëshoi mbrëmjen e djeshme (lexo këtu) si duket kanë indinjuar persona që lidhen drejtpërdrejtë me mjekësinë shqiptare. Këtë të paktën na lë të kuptojmë një status i bërë nga Kastro Zizo pak orë më parë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.Kastro Ziso

Në një shkrim të tij në Facebook ai ka shfryrë mllefin ndaj të gjithë atyre që i kanë bërë presion, duke i ofenduar nga fjalët më të ndyra dhe duke i mallkuar. “K**va, pisa, derra…mallkuar qofshi në gjenezë…guxoni dhe me bëni presion!”

Kastro shkruan se vdekja e nënës së tij i ka dhënë forcë për të nisur një kauzë ndaj padrejtësive të sistemit shoqëror shqiptar, sipas tij të sunduar nga ‘derrat’ që flijojnë jetën e njerëzve për t’u pasuruar.

“Vdekja e nënës sime më dha një forcë të madhe për të filluar disa kauza njerëzore në këtë vend të drejtuar nga Derrat. Një jetë e drejtuar nga Derrat. Qindra jetë çdo vit që flijohen për të pasur ora të shtrenjta apo për të ushqyer dashnoret në krahë. Batak, helm, zeherr të mishëruar në disa karikatura drejtuese,” shprehet ai i indinjuar.

Kastro ka bërë publikisht edhe një betim, se shumë shpejt do të dëgjojmë një krismë nga ana e tij.

Ja shkrimi i tij i plotë:

“Vdekja e nënës sime më dha një forcë të madhe për të filluar disa kauza njerëzore në këtë vend të drejtuar nga Derrat. Një jetë e drejtuar nga Derrat. Qindra jetë çdo vit që flijohen për të pasur ora të shtrenjta apo për të ushqyer dashnoret në krahë. Batak, helm, zeherr të mishëruar në disa karikatura drejtuese. Kurva, pisa, derra…mallkuar qofshi në gjenezë…guxoni dhe më bëni presion! Në mes të Tiranës dhe Prishtinës më keni çdo ditë. Por ‘krismën’ time do ta dëgjoni për pak kohë…ajo që do ju buçasë dhe do ju humbi dëgjimin, se të qorruar jeni…dini vetëm të hani dhe ajo shqisë ju ka mbetur.

P.S. Shihemi në parlament, nuk jam i vetëm’

 

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027