Hani më shumë peshk ose shtoni marrjen e yndyrës omega-3 në dietën tuaj. Ajo gjendet te peshku, si dhe në formë
kapsulash për ata që janë vegjetarianë. Studimet tregojnë se një sasi 900-1200mg në ditë duhet për të përmirësuar kujtesën dhe për të kryer më mirë shumë funksione.
Kontrolloni etiketat e ushqimit. Kur hani yndyrna të rrezikshme (psh yndyrnat trans dhe të ngopura), kjo vonon aftësinë e trurit të procesojë informacionet shpejt. Përkundrazi, yndyrnat mono të pangopura (vaji i ullirit, vaji i arrave, avokado) dhe yndyrnat e pangopura poli (peshku i ujit të ftohtë dhe perimet jeshile) ndihmojnë të përmirësojnë funksionin e trurit.
Mësoni gjuhë të reja. Mësoni përmendësh një poemë ose zgjidhni fjalëkryqe. Ushtrimet mendore ndërtojnë një tru më të mirë duke forcuar lidhjet e qelizave të trurit.
Meditoni. 20 minuta meditim në ditë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe si pasojë edhe funksionin e tij. Ndryshimet në pika kyçe na bëjnë më të dashur dhe empatik dhe na lejojnë të përballojmë stresin më mirë.


