Komisioni Evropian ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku ndër të tjera përmendet edhe sektori i shëndetësisë.
Sipas raportit të progresit, Shqipëria është ende në fazë të hershme në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe shëndetit
“Përgatitjet janë në një fazë të hershme në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe shëndetit. Nuk ka pasur përparim në përafrimin me acquis të BE-së në këtë fushë.
Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk u zbatuan dhe mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti:
→ të bëjë përparim në përafrimin e ligjit të konsumatorit me acquis më të fundit të BE-së për të adresuar zhvillimet në këtë fushë;
→ të përfundojë përafrimin me acquis të BE-së mbi produktet medicinale për përdorim njerëzor dhe veterinar, pajisjet mjekësore dhe kontrollin e duhanit;
→ të rrisë burimet financiare dhe njerëzore në sektorin e shëndetësisë, konkretisht në kujdesin shëndetësor parësor dhe përgatitjen për emergjenca shëndetësore ndaj të gjitha rreziqeve, dhe të garantojë akses të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullatat vulnerabël, në veçanti gratë dhe vajzat që i përkasin këtyre grupeve”, thuhet në raport.

