Kejsi Tola: Shëndeti i mirë, shtylla kurrizore e jetës

Bisedoi: Denisa Canameti

Emri i Kejsi Tolës është i njohur për shqiptarët. Vajza që ka njohur suksese të mëdha në skenat tona, por jo vetëm, duke lartësuar figurën e saj si këngëtare. Që e vogël Kejsi dukej se do të bëhej e madhe. Talenti i saj është evidentuar nga emra të njohur të muzikës shqiptare.

Kejsi Tola2“Ethet e së premtes mbrëma”, “Festivali i këngës në RTSH”, “Eurovizioni” janë evente nga të cilat Kejsi ka arritur të dalë triumfuese. Gjithkund ajo vlerësohet për  vokalin e saj të jashtëzakonshëm. Veç kësaj Kejsi përcjell shumë pozitivitet përmes një buzëqeshje të ëmbël dhe shumë dashamirëse. Numrin e saj këtë herë e marrim “Te Stela Resort” ku edhe ndodhet fundjavave, duke e zbukuruar këtë ambient me zërin e saj tepër melodioz. Më poshtë një bisedë me Kejsin për lexuesin e gazetës “Shëndet+”.

Shprehja “Buzëqeshja është veshja më e bukur për çdo femër” është shprehje e vajzave dembele apo vajzave “të thjeshta”? 

Është shprehje e të gjitha vajzave dhe veshje e bukur për secilin prej nesh, jo vetëm për vajzat. Fakti që buzëqeshim, do të thotë se na kanë përcjellë dhe kemi marrë energji të mira që po i japim sërish mbrapsht. Prandaj energjia e mirë të bën të lumtur dhe besoj se njeriu është i veshur bukur në momentin që është i veshur me lumturi dhe pozitivitet.

Buzëqeshja jote (e bukur) është meritë e dentistit apo dhuratë e “genit”? 

Dhuratë e genit dhe përkujdesje e vazhdueshme.

Komplimenti më i bukur i marrë deri më sot? 

Komplimentet mbas performancave për gjëra profesionale të arrirra suksesshëm besoj se janë ato më të bukurat.

Kejsi Tola1Të jesh gjithnjë në formë është tregues i vizitave të rregullta te mjeku, estetisti etj? 

Jo, është një regjim i mirë ditë pas dite. Dhe një përkujdesje e vazhdueshme edhe mjekësore.

Si ka ndikuar në jetën tuaj familjare të qenit “vajzë ekrani”?

Më ka bërë herë pas here pak nervoze për shkak edhe të ngarkesave që ekrani mbart, ndonjëherë edhe në pavetëdije dhe pa e kuptuar, si dhe në krahasim me bashkëmoshatarët e mi kam kaluar më pak kohë në kontakt me familjen për shkak të angazhimeve. Por pjesa tjetër dhe reflektimi i shumë gjërave kanë qenë frut i bisedave dhe mbikëqyrjes apo këshillave të vazhdueshme të familjes sime. Jam një vajzë normale si fillim, pastaj një vajzë ekrani.

Zëri juaj i bukur është i trashëguar apo dhuratë e natyrës?

I trashëguar, besoj nga mami. E kam thënë gjithmonë se po të kishte jetuar në një kohë kur Shqipëria do të ishte më e hapur dhe më e lirë ndaj mundësive, ajo do të kishte qenë një soprano e mrekullueshme.

Marrëdhënia me duhanin?  

Zero marrëdhënie me duhanin!

Ç’mendim keni për kirurgjinë plastike? I ndihmon apo i transformon njerëzit, veçanërisht ata të fushës suaj? 

Nuk jam kundër, por nuk jam as pro. Mund të bëjmë ndërhyrje të nevojshme, por jo të ekzagjerojmë sensin e të nevojshmes.

Dalja në ekran të ka bërë ndonjëherë t’u japësh rëndësi dietave e sidomos atyre që të lënë me javë pa ngrënë? 

Po, dhe kam përfunduar duke shtuar akoma më shumë. Prandaj kam hequr dore. Jam këshilluar për ushqimet që duhet të ha, por jo me dieta drastike. Dieta të shëndetshme.

Marrëdhënia me ushqimin? Çfarë të pëlqen të mos hash? 

Mishin nuk e dua shumë. Mishin e kuq, me saktë.

kejsi 3Nëse do të të jepnin vetëm 60 sekonda kohë për të folur për veten, si do ta përshkruaje? 

Nuk do më pëlqente të flisja për veten, sepse mendoj se është më e drejtë të japin mendim për ty ata që të shohin nga jashtë. Gjithsesi, me aq sa jam munduar ta njoh veten, mendoj se jam e vendosur për gjërat që dua, por ndonjëherë më mungon pak disiplina, si dhe jam në atë fazën që kam kuptuar çfarë mund të bëj mirë dhe çfarë duhet të bëj dhe po mundohem të zhvilloj veten duke i bërë shprehi të profesionit ose edhe të jetuarit të përditshëm këto gjëra që mund dhe duhet t’i bëj mirë.

Ke pasur ndonjë problem apo histori me shëndetin që të ka bërë të vlerësosh më shumë çka të është dhënë? 

Personale jo. Por njerëz të afërt po. Shëndeti i mirë është shtylla kurrizore e jetës, prandaj besoj se duhet të kujdesemi ta mbajmë atë drejt, për të mundur më pas të ecim dhe të zhvillohemi.

Ç’marrëdhënie ke me celularin? E praktikon këshillën e OBSH-së për telefonata të shkurtra dhe jo më shumë se 20 minuta në ditë? 

Celularin e përdor shumë, sa kam kuptuar se herë pas here më nervozon fakti që duhet të rri me orë para tij, thjesht për inercinë e risive që përditësohen gjatë gjithë kohës. Është më efikase të informohemi nga librat dhe nga leximi i letrave sesa nga leximi i ekranit.

Më besoni, babi im nuk ka telefon dhe në pjesën më të madhe të rasteve, përveçse për gjërat e minutës së fundit, është shumë më i informuar se unë. 😉 I rëndësishëm më duket fakti që kemi filluar ta kuptojmë.

kejsi 1Nëse një ditë do të bëheshe ministre e Shëndetësisë (asnjëhere nuk i dihet), çfarë do t’i ndryshoje shëndetësisë në Shqipëri?

Nuk flas dot për këtë, sepse s’e njoh fare fushën aq sa të flas si një ministre e ardhshme Sshëndetësie. Por mendoj se ndërgjegjësimi i secilit prej nesh për një regjim sa më natyral, aktivitet fizik, ushqim të mirë është fillimi më i mirë drejt një jete më të shëndetshme, duke e bërë spitalin sa më pak të dobishëm e duke minimizuar kështu kontaktin me sëmundjet, por jo me kontrollet rutinë, mëse të nevojshme.

Kejsi, ku ju gjejmë fundjavave këto kohë?

Bashkë me kolegët të mi shumë të mirë, mund të më gjeni “Te Stela Resort”.

Kejsi Stela

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin