Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik, Pedagog, UMT
NUK KA RËNDËSI SE ÇFARË BËJMË NESËR, RËNDËSI KA AJO ÇKA BËJMË NE SOT!!!
Pas pothuajse një muaj e gjysëm karantinimi nga sëmundja COVID-19, tashmë jemi në një fazë delikate kur kemi disa evidenca te grumbulluara nga vende të ndryshme të botës, po ashtu edhe Shqipëria ka evidencat e saja. Patjetër që në këtë lum informacionesh mediatike, elektronike, zyrtare dhe jo zyrtare një gjë është e sigurt: ne do të përballemi me periudha ndryshimesh të shpeshta derisa të gjendet ekuilibri i duhur për t’u rikthyer jetesës normale. Ndryshimet në fakt nuk është se janë një gjë e re në jetën e njeriut. Madje aq të pranishme janë ato në çdo hap tonin, saqë mund të themi me bindje se ndryshimet kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e jetës së njeriut gjithmonë.
Ajo çka dimë në shëndetin individual dhe atë publik është se, ndryshimet që vinë në mënyrë të shpejtë patjetër që krijojnë vështirësi në përshtatjen rreth saj dhe kjo krijon probleme si fizike, psikologjike, sociale dhe ekonomike. Po të citojmë Darvinin, se gjallesa që përshtatet më mirë dhe më shpejt, janë ato që dominojnë duhet të kuptojmë rëndësinë që ka koncepti i ndryshimit në jetët tona.
Pra me pak fjalë, aftësi përshtatëse më të mira, balancë më e mirë, koordinim më i mirë, shëndet më i mirë dhe sukses në fund. Ky fakt duhet të na vetëdijësojë që të gjithëve për të qënë më vigjilent ndaj ndryshimeve të shpejta dhe të përpiqemi të përshtatemi sa aq mundësi sa kemi për të patur sukses.
Kjo nuk do të thotë që në të frikësohemi, por që të kemi kujdes të vazhdueshëm. Dihet se në psikologjinë e njeriut, frika është përjetim si rrjedhoje e të panjohurës, padijes dhe e pafuqisë për t’u përshtatur apo për të prevaluar me sukses. Por, gjatë historisë njërzimi ka arritur të mposhtë frikërat, injorancën, apatinë… kjo ka ardhur jo se ai s’kishtë frikë, por se ai mësoi që të jetoj me të, t’a njohë më shumë atë duke rritur dijen, t’a dominojë dhe në fund t’a mund atë. Jo, duke e harruar frikën por gjithmonë duke qënë vigjilent dhe i kujdeshëm. Për këtë arsye qenia njerëzore ka statusin e qenies dominuese në planetin tokë. Dhe kjo dominancë ‘’po vihet në dyshim’’ nga kjo pandemi e cila ka prishur rehatinë e jetës normale njerëzore duke prishur balancat e jetës.
Pyetjet që mund të bëjmë janë të shumta por disa prej tyre mund të jenë:
•Mos vallë njeriu ka prishur disa ekuilibra natyrore dhe si rrjedhojë por shohim këto pasoja?
•Mos vallë kemi nevojë për ridimensionime të sistemeve Shëndetesore -Shoqërore- Mjedisore për të qënë më efektiv kundrejt sfidave moderne që po përballemi?
•Mos vallë duhet që këto sisteme jo vetëm të mjekojnë sëmundjet fizike, psikologjike, sociale dhe mjedisore por edhe tashmë të prodhojnë shëndet. Pra, që baza e sistemeve të jetë gjenerimi , mirëmbajtja dhe kurimi i një jetese më të shëndetshme…
Tashmë, ne kemi një panoramë mjaft të qartë sesi shtete të ndryshme janë duke u përpjekur për t’i dhënë zgjidhje nga më të ndryshme kësaj sfide dhe kjo gjë nuk duhet keqinterpretuar, por përkundrazi ajo duhet të na ndriçojë më shumë rreth zgjidhjeve më të mira që çdo vend ka në dispozicion dhe sesi mund t’i vihen në zbatim të gjitha kapacitetet përkatëse.
Gjasat duken se atë vende që do të kuptojnë më saktë natyrën e popullatës së tyre, shpërndarjen gjeografike saj,stilin e jetesës së tyre, burimet njerezore qe kane në dispozicion për të përballuar situatën, burimet ekonomike dhe teknologjike, aftësitë për të reaguar ne kohe, do të jenë më të afta për të marrë rezultate më të mira.
Po, Shqiperia ku qëndron në këtë aspekt në raport me vendet e tjera?!
Të gjithë kemi mundësi sot të hulumtojmë dhe të shohim shembuj të ndryshëm nëpër botë dhe kemi dëshirë që opsionet më të mira të mundshme të zbatohen edhe këtu tek ne. Kjo patjetër mbetet thjesht një dëshirë pasi realiteti nga ana e indikatorëve është goxha larg.
Përballja kundër kësaj pandemia ka shumë variabla prandaj është tejet e vështirë të parashikosh saktë, të planifikosh në menyrë perfekte…
Ne e dimë se ajo çka e shëron pacientin është fillimisht një mjedis i shëndetshëm, më pas aksesi drejt shërbimit shëndetësor, diagnoza e saktë kundrejt shqetësimit dhe trajtimi i duhur dhe me transparencë. Pra, mund të themi qe ajo që e shëron është e vërteta për të kuptuar ngjarjen shëndetësore sa më mire dhe më pas për ti dhënë zgjidhjen më optimale.
E njëjta paralelizëm mund të behet në nivel makro me shoqërinë apo dhe sistemin shendetësor…
Pra, duhet të shohim veten në pasqyrë ashtu siç jemi dhe të kuptojmë mirë sistemet tona duke shikuar dhe shkuar drejt së vërtetës. Dhe jo duke e mënjanuar apo mbuluar atë. Në qoftëse veprojmë kështu ne thjesht e zgjasim ne kohe shfaqjen e saj por jo se e zgjidhim përfundimisht.
Ajo çka unë shoh në sistemin shëndetësor shqiptar dhe ne tërësi mendoj se ajo që duhet implementuar sidomos pas fazës së parë karantimit dhe gjurmimit epidemiologjik ( që per mendimin tim duhet te jene pak me agresive ne zbulimin e rasteve) janë:
1.RIDIMENSIONIM DHE FUQIZIMI MË TË MADH TË STRUKTURAVE TË SISTEMIT SHËNDETËSOR PARËSOR NË VEND SI NË BURIME NJERËZORE ASHTU DHE NË LOGJISTIKË.
–Fuqizimi i rolit të Specialistëve të Shëndetit Publik në strukturat shtetërore duke shtuar edhe më tej personel në këtë sektor, ( me gjithë sub-specialitetet e saja, epidemiologjia, biostatistika, edukimi promovioni shëndetësor, menaxhimi shendetesore, politikat shendetesore, shëndeti mjedisor, research)
–Fuqizimin e mëtejshëm i rolit të mjekut të familjes si porta hyrëse drejt sistemit shëndetësor.
2.RIFOKUSIM I SISTEMIT SHËNDETESOR PËR TË PUNUAR MË CILËSISHT DREJT EKIPEVE MULTIDISPLINARE DUKE ZHDËRVJELLTËSUAR NDËVEPRIMET EKIPORE.
Gjithësecili duke u fokusuar në specialitetin e vet në shumicën e përditshmërisë së tij harron medashje , padashje apo nga arye të ndryshme që ka nevojë për mbeshtje dhe nga kolegët e tjerë të shëndetësisë. Dhe sado i zoti që të jetë në specialitetin e vetë gjithmonë do t’i duhet ndihma e kolegëve të tjerë. Kjo përqasje sa më shpejt të aplikohet praktikisht aq më rezultate do të kemi.
3.RISHQYRTIM MË I MIRË I TEKNOLOGJISË PËR TË DHËNË ZGJIDHJE MË EFEKTIVE.
–Duhet krijuar një sistem informacioni të të dhënave shëndetësore, që shton fluksin e informacioneve, që ua lehtëson punën profesionisteve të shëndetësisë dhe politikbërësve si në rang lokal po ashtu dhe ne rang kombëtar.
–Duhen fuqizuar vazhdimisht me mjete mbrojtëse sidomos personelet shëndetësore.
–Duhen fuqizuar aftësitë diagnostikuese dhe trajtuese duke u përditësuar dhe përshtatur me praktikat më të mira bashkëkohore sidomos me logjistikë.
–Krijimi i një panorame më të qartë gjeografike të shpërndarjeve të rasteve me aplikacione të ndryshme në kohë reale.
4.KRIJIMI I NJË BALANCE ME ELEMENTË LIRO-SHTRËNGO NË ASPEKTET SHENDETESORE, EKONOMIKE DHE SOCIALE.
–Në këtë situatë duhet një koordinim dhe një efort nga të gjithë fushat e shoqërisë për të realizuar një përshatatje sa më të pranueshme me elementët e dëmeve dhe të dobive. Prandaj bashkërendimi serioz dhe i matur dhe jo euforik duhet të jetë shoqërues deri në kthimin në kushtet e një jetese normale.
5.KRIJIMI I NJË KULTURE MEDIATIKE KU TË FLASIN EKSPERTËT E FUSHAVE NË MËNYRË PROFESIONALE DHE JO TË KEMI MBIVENDOSJE ME ASPEKTE POLITIKE…
–Mbivendosjet e argumenteve profesionale shëndetësorë me ato politikë, shpesh krijon rrëmuje dhe shfokusim nga e vërteta. Prandaj, profesionistët e shëndetit duhet ti jepet mundësia që çështjet ti trajtojnë profesionalisht dhe pak me gjatë. Është e vështirë të sintetizosh informacionin e nje shkolle 10-vjecare dhe të sqarosh publikun apo gazetarinë me pyetje shteruese te shkurtra sidomos në një terren me shume te panjohura dhe dinamike si kjo pandemi.
–Për më tepër deliranca e një pjese që sjanë kopetentë të fushave nga ku marrin copëza informacionesh, dhe nga ku me iluzionin e dijes së arrirrë momentalisht, tentojnë të barazojë nivelin e ekspertizës amatore stë tyre, me atë të një eksperti profesionist.
6.FUQIZIMI I NJË KULTURE TË KOMUNIKMIT, EDUKIMIT, PROMOCIONIT SHËNDETËSOR MË EFEKTIV, MË EFICENT DHE MË TRANSPARENT MES INSTITUCIONEVE SHENDETESORE DHE KOMUNITETIT QOFTE MES PROFESIONISTEVE TË SHËNDETËSISË, QOFTE EDHE POPULLATËS.
–Ndodh shpesh që mesazhet përcillen njësoj nga Profesionistët dhe Institucionet, por që përthithen ndryshe nga popullata duke cenuar më tej cilësinë e efektit në popullatë të tyre. Kjo për shkaqe të ndryshme të përbërjes se popullatës, mosha, formimi, kushtet, etj… Janë detyra të profesionisteve dhe institucioneve përkatëse që të përshtasin informacionet e dhëna sipas audiencës në mënyrë që të jenë më të kuptueshëm dhe eficent.
7.QASJA DREJT KULTURES SË PËRFSHIRJES DHE PËRFAQËSISË REALE TË PROFESIONISTËVE TË SHËNDETËSISË DREJT POLITKAVE SHËNDETËSORE.
–‘’Jo në nocionin pezhorativ’’ që ka vetë termi politik në percepsionin e realitetit shqipëtare, por në atë të përmirësimit të vazhdushëm te sistemit shëndetësorë me nevojat dhe kërkesat bashkëkohore drejt sherbimeve sa më profesionale.
–Perendimi na mëson se baza e demokracisë është liria e mendimit dhe përfaqësimi real i komunitetit. Pra, dhe në sektorin e shendetetit, profesionisti duhet të ketë mundësinë të shprehë lirshëm ekspertizat apo dhe opioninet personale por gjithmonë të bazuata ne evidenca dhe me profesionalizëm. Gjithashtu krijimi i një kulture ku vetë profesionistët sipas profileve te kenë perfaqesiste e tyre reale dhe ‘jo fiktive, bosh, apo apatike’dhe nga ku mes tyre të përmirësojnë sistemin shëndetësor drejt niveleve bashkëkohore. Duke lehtësuar stresin e punës që kanë por edhe duke fuqizuar marrëdhënien e besimit mes pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë.
Po e mbyll me kete shprehje tek Charles Darëin nga ku mendoj se është tepër aktuale për situatën që po kalojmë:
‘’Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit dhe të gjallesave të tjera gjithashtu, kanë prevaluar ato që kanë mësuar të bashkëpunojnë dhe improvizojnë në mënyrë më efektive.’’


