Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Onlinë: Elena Beta
Keni dëgjuar për dietën me mollë jeshile?
Dieta me mollë është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u ndjekur. Ajo detoksifikon trupin, rrit normën tuaj metabolike dhe ju ndihmon të humbni peshë. Kjo është dietë me kalori të ulët, duke numëruar 1000-1200 kalori në ditë.
Është një dietë relativisht e ekuilibruar, duke përfshirë proteinat dhe karbohidratet komplekse, dhe duke reduktuar ndjeshëm futjen e yndyrës.
Kjo dietë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt. Ideja qëndron në faktin se fibrat që gjenden në mollë të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe shuan dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollëve, ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që konsiston në konsumimin e sasive relativisht të vogla të karbohidrateve dhe zvogëlimin e yndyrave të ngopura. Sheqernat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme), përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.
Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteina.
Mëngjesi
- Mollë
- Omlet me djath
- 1 filxhan me qull tërshërë
Meze e lehtë e mëngjesit
- 1/2 kupë me djath
- 1/2 kupë me kos pa yndyrë
Dreka
- Mollë
- 2 filxhan me brokoli të avulluar
- 1/2 filxhan oriz të kaftë
Meze e lehtë e drekës
- Ndonjë pemë tjetër ose sallatë
Darka
- Mollë
- Salmon të pjekur në skarë
- Sallatë të gjelbër
Burimi: diethics


