Keni lëkurë të thatë e pa shkëlqim, ju bien flokët, ndiheni të lodhur vazhdimisht etj?! Ja çfarë mangësie keni në trup

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Vitaminat dhe mineralet janë ushqyesit thelbësorë për lëkurën, flokët dhe të gjithë organizmin. Ushqyerja me produkte të shëndetshme do t’ju bënte që të merrnit të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin.

Ja çfarë shkakton mungesa e vitaminave në trup:

mungese vitaminashBuzë të plasaritura: tregon se keni mungesë hekuri, zinku dhe vitaminave B (B3, B2 dhe B12). Kjo gjendje ndodh zakonisht tek vegjetarianët pasi nuk i konsumojnë mjaftueshëm këto vitamina.

Zgjidhja: konsumoni më shumë kikirikë, thjerrëza, mish pule, ton, vezë, salmon dhe butakë. Vitamina C mund të përmirësojë absorbimin e hekurit dhe mund ta gjeni tek specat e kuq, lulelakra, brokoli dhe lakra jeshile.

Puçrra dhe akne në fytyrë/trup dhe rënie flokësh: tregojnë për mungesë të vitaminës B7.

Zgjidhja: konsumoni më shumë vezë, avokado, banane, manaferra, arra, produkte soje, lulelakër, kërpudha dhe salmon.

Pika të kuqe në lëkurë (zakonisht në fytyrë, qafë, krahë, kofshë dhe kurriz): tregojnë për mungesë të acideve yndyrore, vitamine A dhe vitamine E.

Zgjidhja: shmangni yndyrnat e ngopura si margarinë apo gjalp dhe konsumoni yndyrna të shëndetshme. vitamina A mund të gjendet tek perimet jeshile, karrota, patatja e ëmbël, specat e kuqë.

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash tek duart, këmbët apo pjesë të tjera të trupit: është shenjë e mungesës së vitaminës B (B9, B6, B12), e cila është e lidhur me nervat periferike. Mungesa e këtyre vitaminave çon në anemi, depresion, mosbalancim të hormoneve dhe lodhje.

Zgjidhja: hani më shumë mish pule, butakë, vezë, fasule, panxhar, shparg dhe spinaq.

Dhimbje muskujsh: tregon për mungesë magnezi, kaliumi dhe kalciumi: njerëzit që kanë këto mangësi janë të prirur të djerësiten shumë

Zgjidhja: hani më shumë banane, mollë, qershi, grejpfrut, lajthi, kungull, brokoli dhe zarzavate me gjethe jeshile si lakër, spinaq dhe luleradhiqe.

Burimi: Healthy Tips World

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi