Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Shumë njerëz kanë nivele tepër të ulta magnezi, dhe gjysma e popullsisë kanë shumë mangësi në këtë mineral. Ky mineral është me rëndësi të madhe dhe është përgjegjës për më shumë se 300 procese metabolike në trup.
Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 500-1000 mg.
Shenjat e zakonshme paralajmëruese për mangësi magnezi janë: Sëmundjet e zemrës, nervozizmi, probleme me lëkurën e fytyrës, pagjumësi, osteoporoza, nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, lodhje kronike, migrenë, dhimbje këmbe, ankth dhe depresion.
Konsumi i rregullt i magnezit ndihmon në kurimin e sëmundjes alcajmer dhe sipas disa ekspertëve, mungesa e tij në tru mund të çojë në shfaqjen e sëmundjes së parkinsonit.
Për më tepër, mangësia e magnezit në trup lidhet me sëmundje të tjera kronike, si dhe me diabetin e tipit 2.
Prandaj, është e rëndësishme përfshirja e magnezit në dietën tuaj. Ai mund të gjendet në çokollatën e errët, arra, avokado, peshk, perime me gjethe jeshile si kale dhe spinaq, bishtajore, drithëra, dhe fara.
Për më tepër, mund ta merrni përmes shtojcave.
Burimi: health.harvard / shendeti.com.al
