Keni probleme me dëgjimin? Ky ushqim nuk duhet të mungojë asnjëherë në pjatën tuaj

Ngrënia e peshkut të yndyrshëm, ndikon pozitivisht në dëgjimin tonë, zbulon një studim i ri nga Universiteti i Guelph në Kanada.

Në veçanti, studiuesit kanadezë kanë zbuluar se yndyrat e mira omega-3 që gjenden tek peshku dhe tek ushqimet e detit, kanë një rol mbrojtës kundër infeksioneve të veshit dhe një dëgjim më të mprehtë.

Deri në 20% më pak probleme dëgjimi, të cilat priren të ndodhin me kalimin e kohës, mund të përjetojnë ata që hanë rregullisht peshk dhe ushqim deti, sipas studiuesve.

Studiuesit analizuan të dhënat mbi statusin e vetë-raportuar të dëgjimit dhe nivelet e omega-3,  në gjakun e më shumë se 100,000 njerëzve.

Ata zbuluan se njerëzit me përqendrimin më të lartë të omega-3 në gjak kishin 16% më pak gjasa të raportonin vështirësi në dëgjim krahasuar me ata me përqendrim më të ulët. Ata gjithashtu kishin 11% më pak gjasa të ankoheshin për vështirësi dëgjimi në një ambient të zhurshëm.

Studiuesit mendojnë se acidet yndyrore omega-3 mund të mbrojnë qelizat e veshit të brendshëm ose të lehtësojnë çdo reaksion inflamator ndaj zhurmave të larta, kimikateve ose infeksioneve.

Studimet e mëparshme tek të moshuarit si dhe në kafshë eksperimentale kanë treguar gjithashtu se nivelet më të larta të omega-3 mund të mbrojnë kundër humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën.

Konsumimi i rregullt i peshkut me vaj, si sardelet, skumbri dhe salmoni, ndikojnë në një dëgjim më të mprehtë.

“Nivelet më të larta të omega-3 lidhen me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, dëmtimit njohës dhe vdekjes. Studimi ynë zgjeron përfitimet acideve yndyrore omega-3, në ruajtjen e funksionit të dëgjimit dhe reduktimin e rrezikut të humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën”, tha Dr. Michael McBurney, i cili drejtoi studimin.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë