Keqmenaxhuan fonde në vlerën 560 mijë dollarë, nën akuzë ish-drejtori i QSUT-së

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e QSUT-së Edmond Rrushaj dhe 4 drejtues të tjerë të këtij institucioni për keqmenaxhim fondesh. Nga auditi i KLSH-së rezulton se personat ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal kanë keqmenaxhuar fonde në vlerën 560 mijë dollarë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik në masën 350 mijë dollarë.

QSUT parkim (11)“Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”(QSUT), me temë “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko-financiar” për periudhën 01.01.2013 deri më 31.12.2013.

Për të gjitha shkeljet, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr. 221/14, datë 24.09.2014 për E.Rr, ish-Drejtor i Përgjithshëm, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, E.B., ish-Përgjegjës i Njësisë së Inxhinierisë Klinike, në cilësinë e Kryetarit të Njësisë së Prokurimit, R.B., anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sepse, gjatë zbatimit te procedurës se prokurimit me objekt “Mirëmbajtja dhe riparimi i 1 (një) rezonance manjetike dhe 3 (tre) CT-Skaner GE”, kanë kryer veprime të kundërligjshme të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 dhe neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”.

Po ashtu, KLSH ka kryer kallëzimin penal me nr. 221/15, datë 24.09.2014, për E.Rr, E.B., F.M., ish-shef i Shërbimit Farmaceutik dhe A.GJ, ish-Përgjegjësi i Sektorit Teknik, për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat, sipas nenit 248 dhe nenit 258 të Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”, sepse gjatë vitit 2013 kanë shmangur përdorimin e procedurave standarde të prokurimit dhe kanë realizuar 54 procedura prokurimi me “negocim pa shpallje paraprake të kontratës” (të drejtpërdrejta), me fond limit të përgjithshëm në vlerën 1,280.000 lekë(2)”- bën me dije KLSH.

Me tej theksohet se për përmirësimin e gjendjes, KLSH i ka rekomanduar QSUT 29 masa organizative, 4 masa për shpërblim të dëmit të shkaktuar në vlerën totale 35,500, 000 lekë, si dhe 16 masa disiplinore. KLSH ka kërkuar marrjen e masave disiplinore “zgjidhje e kontratës së punës” për 5 punonjësit e mësipërm të QSUT dhe masën disiplinore “vërejtje me shkrim” për 11 punonjës të tjerë./ BW

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës