Kanceri shfaqet kur qelizat ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe shkatërrojnë indet e trupit. Kur kanceri e ka origjinën në organet riprodhuese, ai quhet kancer gjinekologjik . Onkologjia gjinekologjike është fusha e studimit dhe praktikës që merret me tumoret e traktit gjenital femëror.
Termi ‘Kancere gjinekologjike’ vjen me gjendjen mjekësore në të cilën kanceri ose qelizat tumorale zhvillohen në organet riprodhuese të trupit të një gruaje; këto përfshijnë kancerin e qafës së mitrës , kancerin ovarian , kancerin e mitrës , kancerin vaginal dhe kancerin e vulvës.
Rritja e moshës riprodhuese tek gratë, stili i jetës dhe kequshqyerja po shtojnë sëmundjet tumorale gjinekologjike. Edhe pse nuk ka shifra të sakta në vendin tonë, mjekët specialistë po vënë re se dekadat e fundit janë rritur sëmundjet tumorale.
Kanceri i qafës së mitrës dhe patologji të tjera kërkojnë diagnostikim të hershëm thonë mjekët. Por Eliona Demaliaj, drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” tregon pë A2CNN, se edhe teknologjia e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve tumorale-gjinekologjike ka avancuar. Inteligjenca artificiale dhe ndërhyrjet kirurgjikale me robotikë nuk janë vetëm në teori.
Gjatë një konference shkencore-mjekësore organizuar nga spitali “Mbretëresha Geraldinë”, profesorë shqiptarë dhe profesorë nga Universiteti i La Sapienzës në Romë, janë diskutuar dhe shkëmbyer eksperienca në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale gjinekologjike dhe risitë e shkencës dhe teknologjisë së informacionit në ndihmë të mjekësisë.
Kanceri gjinekologjik është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të lidhura me kancerin tek gratë në mbarë botën. Mijëra gra janë diagnostikuar me kancer gjinekologjik dhe për këtë arsye, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për llojet e ndryshme të kancereve gjinekologjike.
Ekzistojnë gjashtë lloje të kancereve gjinekologjike, nga të cilat tre janë të zakonshme dhe tre të tjerat janë të rralla të cilat janë renditur më poshtë:
- Kanceri i mitrës
- Kanceri i qafës së mitrës
- Kanceri i vezoreve
- Kanceri i vulvës
- Kanceri vaginal
- Tumori trofoblastik gestacional