Kërkohet ndalimi i testeve për zbulimin e gjinisë – shkak për abortimin e vajzave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Duhet të ndalohet përdorimi i testeve për përcaktimin e gjinisë së foshnjës në fazat e para të shtatzënisë për prindërit e ardhshëm. Kjo kërkesë është bërë pas shqetësimeve të ngritura se këto teste po çojnë në abortimin e vajzave.

Testi prenatal jo-invaziv është një teknikë e përdorur për të identifikuar defektet gjenetike, si sindroma Down, por shumë njerëz e përdorin atë edhe për të identifikuar gjininë e bebes.

Kjo teknikë mund të përdoret për të përcaktuar gjininë, edhe pse mjekët nuk duhet ta ndajnë këtë informacion me prindërit. Klinikat private gjithashtu e ofrojnë këtë test dhe e ndajnë informacionin mbi gjininë e fëmijës me prindërit.

“Testet prenatale jo-invazive duhet të përdoren vetëm për qëllimin e synuar, për të identifikuar defektet gjenetike, si sindroma Down. Qeveria duhet të bëjë kontrollet e duhura për kufizimin e kësaj praktike shfrytëzuese”, deklaron Deputetja e Partisë Labour në Britani, Naz Shah.

Janë ngritur shqetësimet që shumë njerëz mund të zgjedhin t’i japin fund shtatzënisë për shkak të gjinisë së fetusit.

Shoqata Together for Life me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Embassy of the Netherlands in Albania) po implementon një projekt lidhur me abortin selektiv në Shqipëri dhe brenda muajit shtator pritet të publikohet një studim lidhur me këtë fenomen shqetësues edhe në vendin tonë.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi