Nuk ka dyshim, masazhi është një nga metodat më efikase për relaksim, e dobishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Plus, mund ta bëni vetë në kushtet e shtëpisë.
Masazhi përmirëson metabolizmin, nxit sekrecionet e djersës, zvogëlon yndyrën, dhe përmirëson qarkullimin e gjakut si në trup dhe nëpër inde. Masazhet janë gjithashtu të dobishme për rinovimin e lëkurës duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të bukur. Për më tepër, masazhet eliminojnë acidet përgjegjës për dhimbjet e barkut. Ata gjithashtu relaksojnë muskujt dhe nxitin tretjen.
Masazhi i këmbëve para gjumit luan rol të rëndësishëm në sistemin nervor sepse tabani i këmbëve përmban më shumë gjëndra nervore për centimetër katror se çdo pjesë tjetër të trupit. Shumë nga këto gjëndra nervore janë të lidhura me organet e tjera në trup, dhe duke fërkuar ato, në të vërtetë jeni duke stimuluar organet në trupin tuaj. Ja pse ekspertët e shëndetit thonë se këmbët përfaqësojnë një hartë të të gjithë organizmit.
Prandaj, fërkoni këmbët duke ushtruar presion në pika të veçanta. Kjo ju ndihmon për të ruajtur funksionin e duhur të organeve tuaja. Duhet të ushtroni presion me gisht në një vend të caktuar, mbajeni për disa sekonda dhe pastaj vazhdoni në vend tjetër.
Ekspertët e rekomandojnë ketë masazh çdo natë para se të shkoni në shtrat. Për të marrë rezultate pozitive masazhoni këmbët për 10-15 minuta./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


