Këshilla mbi mykozën vaginale

Kozeta Mustafaraj, obstetër-gjinekologe

Mykoza vaginale është variant i vaginitit (inflamacioni i vaginës) i karaketrizuar nga irritim i vaginës, kruarje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginën dhe hyrjen vulvare. Pothuaj 3 në 4 gra referojnë se kalojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës së tyre. Mykoza vaginale nuk vaginakonsiderohet si sëmundje seksualisht e transmetueshme , megjithëse funget që janë shkaktarët e saj, përhapen nëpërmjet rrugëve oro-genitale, për arsyen e thjeshtë që funget gjenden normalisht në vaginë, por rriten dhe japin sëmundje në kushte të caktuara.

Simptomat mund të variojnë nga të lehta në më të shprehura duke përfshirë:

  • Kruarje dhe irritim të vaginës dhe të hyrjes vulvare.
  • Ndjenjë djegieje sidomos gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.
  • Skuqje dhe enjtje të vulvës.
  • Dhimbje vaginale dhe tensionim të indeve përreth.
  • Rrjedhje vaginale e trashë e bardhë, pa erë me pamje si gjizë.

Komplikacionet shihen:

  • Në rast të përkeqësimit të shenjave të mëparshme sikur: skuqje e fortë dhe e shtrirë, enjtje e shprehur, kruaje që çon deri në gricje të mukozës (fisura) apo plagë sipërfaqësore.
  • Infeksion që përsëriten deri në mbi 4 herë në vit.
  • Infeksioni mykotik që shkaktohet nga tjetër lloj veç candida albicans.
  • Kur gruaja është shtatzënë
  • Nëse vuan nga diabeti i pakontrolluar
  • Në rast rënieje të imunitetit nga përdorimi i disa lloj medikamentesh apo infeksioni HIV
Doktoresha Kozeta Mustafaraj

Doktoresha Kozeta Mustafaraj

Kandidoza është infeksion mykotik i shkaktuar nga kandida, një mikroorganizëm i pranishëm normalisht në vaginë, së bashku me bakterie të tjera. Në gjendje natyrale vagina përmban një përzierje të balancuar bakteriesh dhe kandida. Laktobacili që jeton normalisht në vaginë, pengon mbërritjen e mykut në vaginë. Nëse prishet balanca e këtyre organizmave në vaginë, do të ketë rritje të mykut.

Shkaktarët më të shpeshtë të prishjes së këtij ambienti janë:

  • Përdorimi i antibiotikëve (ulin sasinë e laktobacilit në vaginë dhe prishin pH e saj )
  • Shtatzënia dhe çdo gjendje që shoqërohet me shtim të sasisë së estrogjenit në organizëm.
  • Përdorimi i kontraceptivëve oralë ose zëvendësuesve hormonalë
  • Diabeti i pakontrolluar
  • Sistemi imunitar i dëmtuar, nga përdorimi i kortizonikëve, infeksione të ndryshëm sikur HIV.
  • Çdo gjë që ndryshon tipin dhe sasinë e bakterieve që gjenden normalisht në vaginë sikur dushet vaginale të shpeshta, irritimi nga lubrifikues të ndryshëm.
  • Aktiviteti seksual, edhe pse nuk konsiderohen seksualisht e transmetueshme, mund të shërbejë si rrugë hyrëse e kandidës.

 

Diagnoza vendoset gjatë ekzaminimit pelvik, ku shihen ndryshimet e mukozës vulvare dhe vaginale, prania e sekrecioneve. Nëse infeksioni është i përsëritur, duhet të merret tampon vaginal për të bërë ekzaminimin mikroskopik dhe kulturën e materialit të marrë.

Në rast se partneri ka shqetësime, duhet të mjekohet edhe ai ose marrëdhëniet të jenë të mbrojtura me prezervativ. Shpeshherë mund të përdoren edhe medikamente alternative, si:

  • Acidi Borik në formë supozitorësh në format kronike që nuk i përgjigjen terapisë.

Kosi i përdorur për përmbajtjen e laktobacileve orale apo vaginale nga shumë gra, nuk është i aprovuar për përdorim kurues.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?