Këshilla nga dietologia Rolina Naço për një mëngjes të shëndetshëm

Këshilla e vjetër: “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ dhe darkën si varfanjak”, mbart shumë mençuri. Vakti i mëngjesit është më i rëndësishmi i ditës. Nëse e anashkaloni këtë vakt, ose nuk i kushtoni rëndësi në mënyrën e ushqyerjes, ju do të keni pak energji gjatë ditës.

Përveçse na furnizon me energji, një vakt i shëndetshëm në mëngjes na ngihmon edhe me tretjen, metabolizmin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Kjo është edhe arsyeja përse duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë vaktit të mëngjesit.

Ja çfarë duhet të përmbajë një mëngjes, që të jetë i shëndetshëm dhe i plotë, sipas dietologes Naço:

—1 fetë bukë të thekur integrale rreth 40gr 90-100Kcal maksimumi
— Pak avokado, salcë kosi, pate ulliri, krem djathi, gorgonzola, gjalp kikiriku ose tahin per t’u lyer maksimi 20-40Kcal
—Perime si pomodorini, spinaq, rukola, kastravec ose panxhar 10-15kcal
—- Frut si 2 luleshtrydhe ose pak banane (1/4) 20-30kcal
Disa kombinime me kalori
1. Bukë me salcë kosi dhe panxhar dhe sipër pak avokado(1/4 e saj) 170Kcal
2. Bukë me avokado me erëza dhe domate 160Kcal
3. Bukë me vezë dhe gjizë të përzier 190Kcal
4. Bukë me salcë kosi me mjaltë​ dhe stika 190Kcal
5. Bukë me tahinë dhe 2 luleshtrydhe 150Kcal
6. Bukë me gjalp kikiriku dhe 1/4 e bananes 160Kcal./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe