Këshilla për të pasur një bel të hollë

Sezoni i dimrit është i pasur me ushqime të shijshme dhe me kalori, por kur vjen vera kuptojmë se duhen hequr kilet e tepërta. Duke bërë disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit ju mund të shikoni ndryshime përsa i përket pjesës së belit. Mos iu nënshtroni dietave strikte, vetëm ndiqni këto rregulla dhe gjithçka do të shkojë si duhet.

bark 1Hani 5 racione fruta dhe perime çdo ditë pasi ju ndihmojnë të bini në peshë. Djegin yndyrën e tepërt dhe janë të ulta në kalori.

Qëndroni të hidratuar- është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë çdo ditë.  Konsumoni 5-6 gota uji gjatë ditës dhe një gotë uji të nxehtë me limon në mbrëmje. Uji me limon është shumë i shëndetshëm për organizmin.

Mos hani mish- nëse dëshironi të keni bel të hollë, hani peshk në vend të mishit. Vetëm sigurohuni ta shoqëroni me perime peshkun, pasi kjo ndihmon në djegien e kalorive të padëshiruara. Shmangni çdo lloj mishi, salçiçe, proshutë etj.

Hani kos- kur është fjala për të pasur një bel të dobët, kosi është zgjidhja më e mirë. Nëse doni të hani kos frutash, përziejeni atë me manaferra dhe shijojeni.  Rezultatet do të jenë të dukshme.

Konsumoni sa më shumë peshk- konsumimi i rregullt i peshkut ndihmon në djegien e yndyrnave të panevojshme. Kur gatuani peshk, përdorni gjithmonë vaj ulliri.

E rëndësishme është të ushtroheni fizikisht dhe të bëni gjumë të mirë. Sigurohuni të ulni nivlin e stresit, pasi niveli i lartë i stresit ndikon në shtimin e peshës. /Womanitely

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave