Përshtati në shqip: Blertina Koka
Gratë e dobëta janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit, paralajmëron një studim i ri. Shkencëtarët testuan indet dhjamore të gjirit dhe mostrat e gjakut të 72 grave me indeks të masës trupore më të vogël se 25.
Ata zbuluan se 40% e tyre kishin inflamacion në indet dhjamore të gjirit.
Arsyeja, mendojnë ekspertët, është sepse shumë gra me indeks normal të masës trupore kanë qeliza më të mëdha dhjamore në indet e gjirit, krahasuar ato me indeks të ulët. Me rritjen e moshës, këto qeliza mund të sëmuren ose vdesin, dhe nxisin një reagim inflamator.
Hulumtuesit shkencorë tek Qendra Memoriale e Kancerit ‘Sloan Kettering’ paralajmërojnë se këto rezultate janë shumë të rëndësishme, duke qenë se mjekët priren të fokusohen tek obeziteti si faktori më i madh rrezikues për gratë.
Dhe, nëse mund të gjejnë një mënyrë për të spikatur indet e zmadhuara dhjamore në gjinjtë e femrave, shkencëtarët shpresojnë të mund të ulin në mënyrë drastike përhapjen e kancerit të gjirit tek femrat.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


