Këto kimikate janë një vdekje e ngadaltë

Nga Altin Joka

(Nutricionist)

Tek frutat e thata  të hapura është gjetur acid fitik, dioksidi i squfurit dhe metabisulfiti i natriumit, që përdoren në frutat e thata për të parandaluar zbardhjen, zverdhjen, prishjen dhe mykun.

Ndaj shpesh në shumicë rastet frutat arrore të hapura në treg jetojnë më tepër se ato me guackë…muaj të transportohen e importohen nga jashtë,  muaj të tërë në mangazina dhe asnjë patologjen dhe bakter, nuk e sulmon ta prishi, muaj të tërë në dyqane..Mrekulli apo jo?

Edhe mos i blini të hapura, i keni në bare, gatime restorantesh, pasticeri që i përdorin për ëmbëlsira, salca të ndryshme.

????Përtesa juaj t’i përdorni me guackë, po ju vret aq ngadalë, si mola në dollapet e rrobave.

Dioksidi squfurit dhe metabisulfiti natriumit bëjnë kërdine në organizëm, minimalisht lexoni sado pak dhe sado në sasi të vogël sjellin alergji, astma, dëmtim të mëlçise, tumore zorre, sëmundje zemre, depresion, ankth, dëmtim imuniteti.

Mos e vrisni shëndetin me duart tuaja, hiqni dorë nga arroret dhe frutat e thata pa guackë dhe që janë të hapura.

Në  SHBA është me ligj spërkatja e tyre që mos marrin baktere nga njerëzit që i prekin, nga ambjenti dhe myku.

Mund të pertoni t’i thyeni vetë, e per komoditet i blini të gatshme, por merrni parasysh dëmin nga përtesa juaj.

Të paktën lajini mirë me ujë para se t’i hani.

Nuk jam i sigurtë sa mund të hiqen me këtë metodë, por nëqoftëse përtoni, shpresoni.

Por e sigurtë që këto kimikate janë një vdekje e ngadaltë për çdo trup!

 

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes