Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta
Recetat natyrale për lëkurë dhe flokë të bukur aspirohen nga shumica e femrave në të gjithë botën . të gjitha ne, jemi vazhdimisht në kërkim të se bukurës, e ku mund ta gjejmë më mirë se sa në ushqimet brenda kuzhinës tonë? Ja disa receta të mahnitshme që do t’ju lenë pa fjalë, e kur t’i provoni do të çuditeni me efektet e tyre…
Per floke te dëmtuar:
Nëse notoni në një pishinë të mbushur me ujë me klor atëherë me siguri e dini që përveç lëkurës, dëm të madh i shkaktohet edhe flokëve. Për të rekuperuar dëmin e shkaktuar nga klori, provoni këtë përzierje. 1 vezë; 1 lugë gjelle vaj ulliri; çerekun e një kastraveci të qëruar. Përzieni vezën me vaj ulliri dhe kastravecin e shtypur. Shpërndajeni përzierjen nëpër flokë, lëreni të qëndrojë për 10 minuta, para se të lani flokët. Për rezultate më të mira, përsëriteni këtë trajtim çdo muaj.
Balsam natyral:
Kjo recetë natyrale përzien mjaltin për shkëlqim, vajin e ullirit për zbutje dhe vajin esencial të rozmarinës për stimulimin e rritjes së flokëve. 120 gramë mjaltë; 60 mililitra vaj të ngrohur ulliri; 4 pika vaj esencial rozmarine. Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe merrni një pjesë nga përzierja për t’i masazhuar flokët, kur janë paksa të lagur. Sigurohuni që ta keni përhapur përzierjen në gjithë flokët, para se t’i mbështillni me peshqir të ngrohur paraprakisht ose me kapelë plastike. Lëreni peshqirin ose kapelën për rreth 30 minuta dhe më pas lani flokët si zakonisht.
Mjaltë dhe vaj trëndafili për flokët:
Mjalti, është një ilaç shumë i rëndësishëm për trajtimin e lëkurës dhe krijon një kombinim të shkëlqyer me vajin e bajameve, që ndikon në zbutjen e lëkurës dhe për më tepër, absorbohet lehtë nga lëkura. 2 lugë gjelle mjaltë; 2 lugë gjelle vaj bajamesh; 5 pika vaj esencial të trëndafilit; 1 pikë vaj të vitaminës E, janë ato që ju duhen. Përzieni mjaltin, vajin e bajameve dhe vajin esencial të trëndafilit. Pasi t’i keni përzier mirë, me masën e fituar bëjini masazh fytyrës dhe qafës me mollëzat e gishtërinjve. Qetësohuni për rreth 15 minuta dhe pastroni fytyrën me ujë të vakët. Në fund pastrojeni lëkurën me ujë të freskët.
Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al


