Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni nëse doni bark të sheshtë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Të gjithë duam të kemi një trup sa më perfekt, pasi vera po afron dhe është mirë të dukemi tërheqës në plazh. Por si mund të arrihet kjo nëpërmjet një mënyrë jetese jo të shëndetshme? Shpesh, pjesën më të madhe të fajit e kanë ushqimet e pashëndetshme që konsumojmë çdo ditë. Ja cilat janë ato dhe pse duhet t’i evitoni:bark

Erëzat pikante: duhet t’i evitoni patjetër në qoftë se doni të ulni barkun dhe ta bëni atë të duket i sheshtë. Ato irritojnë stomakun, prandaj, në vend të erëzave pikante, konsumoni ato më të lehtat, të cilat do t’i japin shije dhe aromë ushqimit, jo dhjamë barkut.

Qumështin: qumështi duhet të shmanget, sepse mund të bëjë që të ndjeheni të fryrë. Pini më shumë kos ose hani më shumë djathë për ta zëvendësuar.

Kripën: konsumimi i lartë i kripës mund të largojë ujin nga trupi, sepse kripa përmban natrium. Përpiquni të shmangni kripën sa më shumë që të mundni, ose merreni në sasi të ulët.

Karbohidratet: ushqimet e pasura me karbohidrate, si buka dhe makaronat, mund të fryjnë barkun dhe ta bëjnë atë të duket edhe më i madh. Mundohuni të eliminoni karbohidratet dhe hani më shumë proteina në vend të kësaj.

Burimi: healthyandëeightloss/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe