Kina dhuron 30 milionë dollarë shtesë për Organizatën Botërore të Shëndetit

Kina i dhuron 30 milionë dollarë shtesë Organizatës Botërore të Shëndetit për të mbështetur luftën e saj kundër pandemisë së koronavirusit, sipas një deklaratë të zëdhëneses së Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying  këtë të enjte.

“Kina ka vendosur të dhurojë 30 milion dollarë shtesë në OBSH për të mbështetur luftën e saj globale kundër # COVID19, veçanërisht forcimin e sistemeve shëndetësore të vendeve në zhvillim”, shkruan Chunying në Twitter.

Ajo shtoi se Kina më parë kishte dhuruar 20 milionë dollarë në OBSH më 11 mars.

Javën e kaluar, Presidenti amerikan Trump njoftoi se po bllokon fondet për OBSH-në, duke thënë se ka pasur një rol “në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”.

Kina kontribuoi afro 86 milionë dollarë në kontribute të vlerësuara dhe vullnetare në ciklin e financimit dy-vjeçar nga viti 2018 deri në vitin 2019. Kohët e fundit, skepticizmi ka qenë i fokusuar drejt marrëdhënies së OBSH me Kinën pasi kritikët kanë vënë në dyshim nëse OBSH është mjaft e pavarur sa duhet./CNN

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma