Kjo është arsyeja përse nuk duhet të shtypni më kurrë butonin e shtyrjes së ziles së alarmit

Sapo shtypni butonin e shtyrjes së ziles së alarmit dhe mbyllni përsëri sytë për të fjetur 5 minuta më gjatë, trupi fillon një cikël të ri gjumi dhe lëshon hormone për të rinisur rënien në një fazë gjumi të thellë.

Pas atyre 5 minutave, ju do të zgjoheni përsëri dhe kjo do të ketë një ndërveprim të pafavorshëm midis nxitshmërisë (prodhimit të hormonit të adrenalinës) dhe qetësisë (prodhimit të hormonit të melatoninës).

Sipas studimeve mbi gjumin nga studiues amerikanë, alternimi i vazhdueshëm midis zgjimit dhe rënies përsëri në gjumë e nxjerr jashtë ekuilibrit orën e brendshme të njeriut.

Rrjedhimisht, ritmi i gjumit që rezulton nga ky proces nuk është aspak natyral dhe nese ndodh për një periudhë të gjatë kohore, nuk është as e shëndetshme. Truri nuk arrin dot më të përcaktojë nëse duhet të jetë në gjumë në procesin e çlodhjes apo zgjuar, edhe kjo çon në çrregullime.

Gjumi i ndërprerë rrit rrezikun që lodhja të zgjasë më gjatë.

Personat që e përjetojnë shpesh, shpeshherë ndihen të rraskapitur, të lodhur dhe në gjendje të rënë shpirtërore. Kjo mund të çojë edhe në pagjumësi apo problematika të tjera që ndikojnë jo mirë tek gjumi i shëndetshëm.

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi / Burimi: www.gesundheitsfakten.net

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave