Kjo është kënga që lumturon bebet, sipas shkencës (Video)

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Ekspertët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për t’ju përgjigjur pyetjes që bën thuajse çdo prind: Si mund të qetësoj fëmijën? Çfarë muzike pëlqejnë bebet?

Caspar Addyman, ekspert në zhvillimin e fëmijëve, dhe Lauren Stewart, psikologe muzikore, kanë analizuar të dhënat shkencore rreth preferencave të foshnjave, për të gjetur “këngën që i bën fëmijët të lumtur”.

Pas një kërkimi shkencor afatgjatë, Imogen Heap, këngëtare dhe kompozitore (dy herë fituese e çmimeve Grammy) kompozoi këngën e mëposhtme, duke ndjekur disa rregulla: duhet të jetë e thjeshtë dhe me fjalë përsëritëse, dhe të ketë një sërë dinamikash që të  tërheqin vëmendjen e foshnjës.

Kënga duhet të kishte gjithashtu një temp të lartë, sipas rrahjeve të zemrës së foshnjave, të cilat janë më të shpejta se tek të rriturit.

Në këngë janë përfshirë edhe disa belbëzime të foshnjave.

https://youtu.be/XjpraGVs2Sg

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku