Kjo lëndë ushqyese vitale ju mbron nga ataku në zemër

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Çdo vit, me mijëra persona në të gjithë botë goditen nga ataku kardiak dhe shumica prej tyre janë viktima të sulmeve fatale në zemër. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut. Faktorët e këtij rreziku janë të ndryshëm e kanë filluar të ndikojnë në masë edhe te të rinjtë.sulm ne zemer

Duke parë përhapjen e gjerë të kësaj sëmundjeje, një grup hulumtuesish shkencorë ndërkombëtarë bashkuan forcat për të zbuluar dietën ushqimore që rrit shanset e mbijetesës tek një person që është goditur njëherë nga ataku kardiak. Studimi i tyre, i publikuar tek revista “JAMA Internal Medicine”, zbuloi se ushqime të zakonshme si salmoni, skumbri, arrat, lajthi etj mund të jenë një mënyrë e të ushqyerit që rrisin shanset për mbijetesë.

“Këto rezultate të reja, përfshirë disa studime të tjera që nuk i kanë raportuar më parë përfundimet e tyre, sigurojnë të dhëna të sakta se si acidet yndyrore omega 3 mund të ndikojnë tek sëmundjet e zemrës”, deklaroi autorja kryesore e studimit, Liana Del Gobbo, studiuese tek Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Stanford. Nga këto studime të ndryshme, konkluzionet përqendroheshin gjithashtu tek mosha, gjinia, raca, prezenca ose mungesa e diabetit, përdorimi i aspirinës ose medikamenteve për uljen e kolesterolit”.

Për këtë studim, hulumtuesit shkencorë të organizatës “FORCE” ekzaminuan 19 studime nga 16 shtete të ndryshme në të gjithë botën, ku janë përfshirë më shumë se 45 mijë pjesëmarrës. Ata janë fokusuar tek dieta e përditshme e secilit pjesëmarrës, si dhe, nëse kanë pasur probleme me zemrën, kur janë goditur për herë të parë nga ataku kardiak dhe a kanë pësuar vdekje të menjëhershme.

Nga 7,973 pjesëmarrës të cilët ishin goditur nga ataku kardiak, 2,781 prej ytre nuk kishin arritur të mbijetonin. Pasi llogaritën sasinë e acideve yndyrore që secili pjesëmarrës kishte konsumuar në ditë, shkencëtarët zbuluan se personat që kishin konsumuar ushqime të pasura me këtë lëndë ushqyese ishin 10% më pak të rrezikuar të përjetonin një atak fatal në zemër.

Si mund të rrisë shanset për mbijetesë kjo lëndë ushqyese tek persona që kanë pësuar njëherë sulm në zemër?

Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, acidet yndyrore omega 3 prodhojnë hormone që ndihmojnë për të shmangur mpiksjen e  gjakut, kontraktimin dhe qetësimin e mureve arteriale, dhe ulin inflamacionin. Këto hormone rregullojnë rrahjet e zemrës dhe ulin rrezikun për të pësuar një atak fatal në zemër.

Burimi: Medical Daily / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse