Kjo maskë do të eleminojë aknet dhe shenjat e lëkurës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

maskeTë gjithë dëshirojmë të kemi lëkurë të bukur dhe pa akne e shenja. Megjithatë, puçrrat në fytyrë, pikat e errëta, apo rrudhat japin efektin e kundërt.

Për këtë arsye, një ilaç natyral që mund t’ju ndihmojë të eliminoni të gjitha këto probleme mund të përgatitet kështu:

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji mjaltë
  • ½ lugë çaji arra të grimcuara
  • 1 lugë çaji lëng limoni të freskët
  • ½ lugë çaji kanellë

Metoda e përgatitjes:

Përzieni të gjithë përbërësit në një tas për të bërë një pastë. Nëse doni ta holloni, shtoni pak lëng limoni dhe ujë, ( nëse keni lëkurë të ndjeshme shmangeni limonin). Gjithashtu, duhet të shtoni më shumë mjaltë në mënyrë që pasta të jetë pak më e trashë.

Aplikoni maskën në fytyrë, por mbajeni larg gojës dhe syve.  Lereni të veprojë për gjysmë ore, ose në rastin e lëkurës të ndjeshme, 10 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë, pastaj, aplikoni një krem hidratues në fytyrë.

Kjo maskë nuk duhet të aplikohet në zona të tjera të trupit. Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni ndjesi shpimi gjilpërash të cilat mund të ndihen në fillim, pasi do të zhduke pas 5 minutave të para.

Për lëkura të ndjeshme, dueht të konsultoheni me dermatologun para përdorimit ët kësaj maske.

Burimi: http://lordofhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave