“Koço Gliozheni” jashtë vëmendjes së Ministrisë së Shëndetësisë. Tjetër “presion” për mjekim të pakujdesshëm

 

Denisa Canameti / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Mbrëmjen e së martës ka humbur jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë një foshnjë e porsalindur.

Në lidhje me këtë ngjarje, familjarë të foshnjës kanë plotësuar një kallëzim penal pranë komsiariatit numër 1 të kryeqytetit për mjekim të pakujdesshëm, pasi pretendojnë se fëmija e tyre ka humbur jetën nga neglizhenca e mjekëve.

Pas marrjes së kallëzimit është urdhëruar edhe kryerja e ekspertizës mjekoligjore të foshnjës, për të përcaktuar edhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mjekë dhe drejtuesit e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment në lidhje me ngjarjen, pa përfunduar më parë ekspertiza mjekoligjore.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që regjistrohet në maternitetin “Koço Gliozheni”, pas vdekjes së një nëne dhe foshnjës së saj në muajin shtator të vitit 2016. Disa mjekë u vunë nën akuzë, ndërkohë që një nga gjërat që u anashkalua, ishin pajisjet jo të mira që mund të bënin diagnostikimin e duhur dhe të shpëtonin jetën e nënës dhe fëmijës.

Gazeta “Shëndet+” denoncoi në fund të janarit mungesën e investimeve nga Ministria e Shëndetësisë në këtë maternitet. Edhe pse ky maternitet pret rreth 5 mijë lindje në vit, aktualisht ka vetëm 2 ekografi funksionale (nga 4 ekografi gjendje), por që cilësia e të cilave lë për të dëshiruar. Këto pajisje janë sjellë në këtë institucion që në kohën e përurimit të tij. Prej atëherë investimi në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore ka qenë zero. Kërkesat e panumërta për aparatura në Ministrinë e Shëndetësisë janë refuzuar njëra pas tjetrës, duke e lënë këtë institucion në kushtet e asgjësë.

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” kanë ndërmarrë një nismë që të dhurojnë para për blerjen e ekografisë (lexo më shumë këtu)./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak