Komisioni i Shëndetësisë, akuzat: Ministri po nxit korrupsionin

komisioni i shendetesiseShkatërrim i tregut farmaceutik dhe mungesë totale e sigurisë së barnave për pacientët. Këto janë shqetësimet kryesore të përqafësuesve farmaceutikë që po diskutohen në komisionin parlamentar të shëndetësisë. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi ka kërkuar praninë e ministrit në komision “për dokumentet e jashtëligjshme që ka firmosur me qëllim lejimin e barnave farmaceutike pa regjistrimin e barnave”.

Përfaqësuesit e firmave theksuan se ky vendim shkatërron këtë treg dhe rrit korrupsionin e barnave. Gjithashtu, Bledar Shora, përfaqësues i Shoqatës së Farmaceutikës, theksoi se ministri i ka marrë këto vendime në fshehtësi, pa pyetur grupet e interesit.

Ajo çfarë ka habitur të pranishmit ka qenë edhe deklarimi i Petrit Vasilit, deputet i LSI-së, i cili theksoi se siguria e pacientit është parim që nuk duhet të preket nga askush dhe se tregu farmaceutik është një treg i siguruar sipas niveleve të BE-së.

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri