Kompania Pfizer në kaos/ Vidhen dokumentet me të dhënat e vaksinës anti-COVID, akuzohet një punonjëse

Kompania farmaceutike Pfizer, ka ngritur një padi ndaj një punonjëse të tyre, me pretendimin se ka vjedhur një numër të madh dokumentesh të besueshme, përfshirë edhe ato të lidhura me vaksinën anti-COVID.

Në padinë e deponuar të martën në gjykatën e San Diegos, Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë” duke nxjerrë mbi 12.000 dokumente nga datoteka pa pasur miratim dhe duke i futur ato në kompjuterin personal.

“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që zonja Li kundërligjshëm i ka marrë, Pfizer duhet të jap leje për një gjë të tillë kur bëhet fjalë për dokumente konfidenciale” thuhet në njoftimin e kompanisë amerikane.

Mësohet se e akuzuara ka refuzuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të ngritura. Ajo ka punuar për kompaninë amerikane për 15 vite, ndërsa së fundmi kishte marrë një ofertë nga kompania Xencor Inc, me seli në Kaliforni.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet