Koncensioni i laboratorëve, zbardhet marrëveshja 130 milionë dollarëshe (DETAJET)

Tashmë që është shpallur njoftimi i kontratës për koncesionin 130 milionë dollarë, ”Shuplaka” zbardh detaje nga marrëveshja-tip me kushtet që Ministria e Shëndetësisë kërkon të plotësohen nga kontraktuesi.

Koncesioni do të zgjasë 10 vjet në vlerën 13,005,966,000 lekë të reja (trembëdhjetë miliardë e pesë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë lekë pa TVSH). Po kështu kompania që do fitojë një nga projektet më të mëdha ka të drejtë të marrë në punë punonjësit që i gjykon si të arsyeshëm. Data e fundit kur kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre për 18 spitalet është parashikuar 15 shkurti i 2017-s.

Po si do bëhet vlerësimi? Ministria e Shëndetësisë, me në krye drejtorin e Prokurimeve, Investimeve dhe Koncesioneve Raimond Cimbi kanë parashikuar që pikët të fitohen në këtë mënyrë: 10 pikë për rrjetin laboratorik bashkëqendror (hub and spoke) dhe sistemin e Informacionit Laboratorik dhe Sistemi logjistikës, 15 pikë për planin e Zbatimit të Projektit dhe Riinvestimi, 10 pikë burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit dhe 15 Pikë Plani i Objekteve dhe Pajisjeve, qasja e mirëmbajtjes dhe strategjia e zëvendësimit gjate afatit te kontratës. 60 pikëshit do t’i shtohet edhe 40-pikëshi i ofertës ekonomike.

Te marrëveshja qeveria ka shkruar e zeza mbi të bardhë disa detaje që vërtet tërheqin vëmendjen siç është parashikimi i ”Forcës Madhore Politike”, e cila nuk ka të bëjë me ”Forcën Madhore Natyrore”-tërmete, fatkeqësi natyrore…por me mbrojtjen e koncesionit në rast të vendimeve politike.

Le të njihemi me detaje me disa nga pikat më të rëndësishme të kësaj marrëveshje që pritet të lidhet me kompaninë, apo bashkimin e kompanive që qeverisë do t’i duket më e volitshme.

“Lokale” është termi që përdoret në marrëveshje dhe që ka të bëjë me pozicionimin e laboratorëve. Siç shihet edhe te dokumentet koncesionari ka të drejtë të përdorë ambjentet ekzistuese laboratorike në spitale. Në marrëveshje përcaktohet raporti i koncesionarit me punonjësit aktualë të laboratorëve, çmimet e analizave dhe afatet e daljes së rezultateve.

koncensioni-i-lab shuplaka-4

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu