Konçesioni i sterilizimit, disa zyrtarë kallëzohen penalisht pranë SPAK

Është depozituar padia e parë pranë Strukturës së Posaçme Anti – Korrupsion 4 ditë pas ngritjes së këtij institucioni.

Përfaqësues të organizatës “Nisma Thurje” kanë dorëzuar pranë SPAK kallëzim penal për zyrtarët e lartë të përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike.

Në kallëzimin e depozituar në Prokurori renditen 4 çështjet për të cilat kërkohet të bëhën hetime. Për këtë koncesion paditësit ngrenë dyshimet: “Së pari kemi dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një palë e tretë në kushtet kur ai kryhej prej dekadash nga vetë spitalet publike. Së dyti ka dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me konçesion. Së treti, kemi dyshime për përmbajtjen e kontratës konçesionare, nëse është hartuar në një formë të tillë që i shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit. Së katërti, jemi të shqetësuar për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për tu hetuar nëse kompania ka investuar vërtet 12 milion Euro”.

Përfaqësusit e Nisma “Thurje” hedhin akuza mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas tyre, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.

“Kemi dyshime të logjikshme se ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kërkojmë SPAK të fillojë hetimin që nga ish-ministri Beqaj dhe te të gjithë zyrtarët e tjerë, të përfshirë në këtë aferë, që në këndvështrimin tonë ka arsye për të parë se ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Ne nuk jemi vend i varfër, por i vjedhur, pasi në 30 vite nuk është ndëshkuar askush. Zyrtarët kanë abuzuar me qytetarët, kanë pas institucione, që ndëshkonin vetëm shqiptarët, por jo ata. Sot kemi ardhur për t’i kërkuar prokurorisë që ta justifikojë besimin tonë”, u shpreh Endri Shabani nga Nisma.

“Mendojmë se duhet hetuar edhe nëse mënyra se si është parashikuar paketimi i seteve në kontratë ka ndikuar në rritjen artificiale të seteve të përdorura. Shumë mjekë kanë ngritur shqetësimin se ndarja e seteve nuk i përshtatet mirë diversitetit të nevojave të operacionit, dhe shpesh i detyron ata të hapin disa sete të sterilizuara vetëm për një instrument kirurgjikal, çka mund të jetë jo efiçente, duke krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Dyshojmë se ky planifikim jo i mirë ka ndikuar që vetëm në katër vitet e para shteti të paguajë 36 milion euro mbi vlerën fillestare të parashikuar në kontratë. Nëse rritja vazhdon me këto ritme në përfundim të kontratës vlera e saj mund të rritet deri në 70% mbi vlerën fillestare, pa kaluar asnjë procedurë kontrolli apo rishqyrtimi”, thuhet ndër të tjera në padi.”

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet