Koncesioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj “padit” në SPAK Komisionin e Vlerësimit të Ofertave: E zgjodhën ata fituesin! Urdhri i vetëm që kam firmosur

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ia ka shkarkuar Komisionit të Vlerësimit të Ofertave përgjegjësinë në lidhje me koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kanë qenë ata që kanë përzgjedhur fituesin.

Burime jozyrtare thanë se gjatë dëshmisë së tij prej 9 orësh, ish-zyrtari i Shëndetësisë ka thënë se ministri ka pasur rol vetëm në nxjerrjen e urdhrit për hapjen e procedurës koncesionare. Edhe pse ka pranuar se firmën mbi kontratë e ka hedhur vetë ai, Beqaj ka sqaruar më tej se kushtet dhe përmbajtja e marrëveshjes koncesionare janë përcaktuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë dhe bashkimit të kompanive fituese.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se ndër të tjera, ai është pyetur mbi mundësinë e marrjes së përfitimeve nga ai koncesion, për të cilin në fakt është folur prej 7 vitesh thuajse çdo vit, por Prokuroria e Tiranës vendosi ta mbyllte çështjen pasi, sipas saj, nuk mundi të gjente dot elemente të veprës penale në atë që ishte kallëzuar dhe më pas hetuar nga organi hetimor i Tiranës.

Ilir Beqja bëhet me dije se ka mohuar të ketë shkelur ligjin në asnjë moment, pasi ai thjesht ka vepruar në anë procedurale, duke treguar se gjithçka ka qenë në duart e personave të përgjegjshëm. Ai po ashtu ka folur gjatë mbi ekzistencën e konfliktit të interesit me njohjen e procedurave ndaj biznesmenit përfitues të kontratës, por Beqja sërish ka mohuar të ketë njohje apo lidhje me të, ndonëse përfituesi e ka pritur edhe në Itali, e konkretisht në Peruxha ish-ministrin.

Por edhe pse nuk rëndojnë ende hetime të regjistruara ndaj tij, ditën e djeshme, për 8 orë ai është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e krimit. Për të njëjtin hetim është pyetur më herët 3 herë rresht ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe të gjithë anëtarët e komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve./Panorama

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve