Konsumimi i përditshëm i këtij fruti ndihmon në humbjen e peshës

Një mollë në ditë mban kilet e tepërta larg? Sipas një studimi në “Food Chemistry”, përgjigja është po, sepse mollët përmbajnë përbërës jo të tretshëm, që nxisin rritjen e baktereve të mira në stomak, duke ndihmuar kështu në humbjen e peshës.

molle diete pesheSi funksionon: Këta përbërës, fibrat dhe polifenolët, nuk treten derisa fermentohen në zorrën e trashë, ku sillen si ushqim për bakteret e mira. Balanca e mikrobeve duket se ul inflamacionin kronik, i cili rrit rrezikun e obezitetit dhe nxit ndjesinë e ngopjes.

“Njerëzit obezë kanë stomak të pabalancuar”, thotë drejtuesja e studimit, Giuliana Noratto. “Pra, duke ndryshuar bakteret në stomak nëpërmjet asaj që hamë, duke e bërë të njëjtë me atë të një personi të dobët, ndihmojmë të mos shtojmë në peshë”.

Në studim, minjtë e ushqyer me përbërës molle kishin të njëjtat baktere në stomak si minjtë e dobët.

Por, rëndësi ka edhe lloji i mollës që konsumon. Molla jeshile kryeson. Kjo mollë përmban sasi të mëdha fibrash dhe polifenolësh krahasuar me varietetet e tjera.

Doni më shumë arsye pse të konsumoni mollën? Studimet e mëparshme e lidhin mollën me gjithçka, nga një sistem imun i shëndetshëm që ul rrezikun e atakut kardiak, e diabetit, kolesterolin e lartë dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Konsumoni një mollë në ditë, dy ose tre do të ishte më mirë”, thotë Noratto. Po për sa u përket byrekut dhe ëmbëlsirave me mollë? Na vjen keq, por këto nuk quhen. Gatimi shkatërron polifenolët në mollë. Më mirë provoni feta të mollëve jeshile me gjalpë kikiriku dhe kanellë.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe