“Kontratat koncesionare jashtë kontrollit”, Auditi i qeverisë: Nuk po respektohen marrëveshjet, s’ka monitorim

Për të dytin vit radhazi Ministria e Financave ka shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve të ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet të shtetit dhe privatit që janë instrumente të detyrueshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Auditit në Ministrinë e Financave duke raportuar për rezultatet e gjetjeve në vitin 2022 ka vënë në dukje “Mungesën e monitorimit të zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit”

Më tej auditorët referojnë mos respektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve dhe mungesën e monitorimit të veprimtarisë së sektorit të oponencës teknike.

Në Ministrinë e Financave aktualisht është në funksion Drejtoria e Koncesioneve, e cila ka për qëllim monitorimin e kontratave nëse janë duke operuar në përputhje me detyrimet ligjore për të vlerësuar rrezikun fiskal që buron prej tyre. Mirëpo misioni i kësaj drejtorie është vështirësuar për shkak se ministritë e linjës kanë humbur kontrollin mbi monitorimin e veprimtarisë së kontratave.

Në raportin e vitit të kaluar Drejtoria e Koncesioneve evidentoi se, procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, pasi numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP është i lartë dhe jo çdo kontratë ka të përcaktuar njësi zbatimi projekti përgjegjëse për monitorimin e saj. Ministria e Financave vuri në dukje se mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi.

Në hetim janë edhe kontratat e koncesioneve në sektorin shëndetësor, të cilat përveçse u dhanë ndaj kompanive pa përvojë kanë tejkaluar kostot e shërbimeve parësore në shëndetësi.
Për vite me radhë PPP u shndërruan në gropa të zeza për fondet publike duke orientuar në skema mashtruese taksat e shqiptarëve në një kohë që vendi ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, me mungesa të mëdha të infrastrukturës dhe hendek të lartë në cilësinë e shërbimeve në shëndetësi dhe arsim./Monitor

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!