Elton Qeli, kardiolog / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.
Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku.
Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.
Doktor, cilët janë faktorët që nxisin fenomentet kardiake si dhe cila është rëndësia e depistimit dhe kontrolleve periodike?
Pacientët kardiakë sa vijnë dhe shtohen në numër. Në shfaqjen e sëmundjeve kardiosvaskulare vlen të theksohet depistimi i faktorëve të rrezikut.
Faktorë të cilët janë të shumtë. Mund të përmendim:
hipertensionin arterial,
diabetin,
dislipidemitë,
duhanpirjen,
obeziteti,
jeta sedentare,
trashëgimia.
Fillimisht, para se të përcaktojmë apo të zbulojmë një pacient që mund të shfaqë një sëmundje kardiovaskulare, duhen depistuar faktorët e riskut.
Janë të rëndësishme për të kuptuar se cilët njerëz janë më shumë në risk për të bërë një event kardiovaskular. Për më tepër që sa vjen dhe shohim mosha të reja që shfaqin sëmundje kardiovaskulare, që shfaqin dhimbje gjoksi që janë me natyrë kardiake, që shfaqin edhe infarkt miokardi.
Pragu i moshës sa vjen dhe rritet. Pra, këtu ndikojnë faktorët e modifikueshëm të rrezikut dhe faktorët jo të modifikueshëm të rrezikut.
Te faktorët e rrezikut janë elementet që unë rradhita më lart. Por një element i rëndësishëm është edhe stresi. Vetë jeta që jetojmë, kushtet në të cuilat ndodhemi, përplasjet e çdo dite, të gjitha ndikojnë që njerëzit ta manifestojnë me sëmundshmëri dhe rritje të incidencës të ngjarjeve kardiovaskulare.
Sa i përket faktorëve të riskut luan rol vlerësimi dhe depistimi që në shërbimin parësor të këtyre rasteve, kontrolli periodik i njerëzve pranë kardiologut të lagjes qoftë për shifrat e tensionit, qoftë për marrjen e mjekimeve ashtu siç duhet, qoftë për zbatimin e normave dhe regjimit dietetik të duhur, qoftë për reduktimin e stresit dhe gjithë faktorëve që mund të percipitojnë këto ngjarjet kardiovaskulare.
Sa i përket diabetit dhe yndyrnave, vlen të përmendet dhe në kuadrin e check-up-it, monitorimi i glicemive, pra i sheqerit në gjak, monitorimi i yndyrnave në gjak. Ka pacientë që edhe pse janë moshë të re nuk e dinë që mund të jenë diabetikë, nuk e dinë që mund të kenë yndyrna të larta në gjak.
Check-up-i është shumë i rëndësishëm për të zbuluar këta njerëz, për ti kanalizuar drejt këshillave dietetike që janë shumë të rëndësishme, drejt stilit të jetës që ata duhet të bëjnë që është shumë e rëdnësishme, stimulimit të aktivitetit fizik të përditshëm etj.
Por, nëse gjykohet e arsyeshme nga specialist që i ndjek nga afër, dhe fillimi i ndonjë mjekimi të mundshëm për të ulur nivelin e yndyrnave në gjak ose për të stabilizuar nivelin e glicemive në rastin e një diabetiku.
Çfarë nënkupton kontrolli periodik dhe mosrealizimi i kontrolleve periodike çfarë pasojash sjell te pacientët?
Nëse para disa vitesh, infarktin ose parainfarktin ne mund ta hasnim në individ mbi 50 vjeç, tani ne e shohim edhe në individë 30-35 vjeç. Çka do të thotë që kontrollet dhe kontaktet me mjekun më të afërt pra siç është edhe mjeku i familjes duhe të jenë më të shpeshta.
Periodiciteti?
Minimalisht 1 herë në 6 muaj duhet të bëjë një vizitë klinike te mjeku i lagjes, duhet të bëjë një bilanc analizash:
niveli i glicemive në gjak,
niveli i yndrynave në gjak,
një bilanc biokimik i përgjithshëm nëse vlerësohet i arsyeshëm. Duke bërë këtë lloj kontrolli ti paraprin një sëmundje që edhe pse nuk është shfaqur klinikisht mund të ketë premise që të jetë në fillesat e saj. Edhe nëse një pacient diabetik nuk është shfaqur me shenjat tipike të diabetit atij mund ti kenë filluar ti luhaten nivelet e sheqerit në gjak disa kohë më përpara dhe nëse bën këto analizat periodike që ne përmendëm, e kap këtë sëmundje në faza më të hershme, dhe pa dhënë ato komplikacionet që mund të japë sëmundja.
Doktor, ju keni punuar në urgjencë, sa të shpeshta janë rastet ku pacientët përfundojnë në urgjencë për shkak të neglizhencës me shëndetin?
Po, është një nga faktorët e rëndësishëm. Duke qënë se njerëzit ende nuk e kanë krijuar atë kulturën e duhur të kontrolleve periodike te mjeku, qoftë mjeku i familjes, apo kardiologu ndodh që e lënë veten pas dore deri në atë farë pike sa kur shfaqet sëmundja, shfaqet në formën e saj më të agravuar.
Sa të interesuar duken njerëzit për kontrolle periodike, për shëndetin?
Jemi ende në procesin e stimulimit të ndërgjgjes së qytetarëve. Unë mendoj që stimujt që janë dhënë janë shumë të rëndësishëm, janë hedhur themele të rëndësishëm për të nxitur kulturën te njerëzit që të merren me veten dhe të bëjnë depistime të herë pashershme, kontrolle periodike dhe pse jo e gjithë kjo të jetë në kuadrin e një ulje të incidencës së sëmundshëmrisë dhe vdekshmërisë kardiovaskulare.
Neglizhenca nënkupton fatalitet?
Po. Sigurisht, nëse e lë veten pas dore , domethënë nuk bën kontrollet e duhura, nuk shkon te mjeku në mënryë periodike dhe arrin puna që të shfaqesh në kontaktin e parë me mjekun vetëm kur ty të ka shfaqur një komplikacion sëmundja, atëherë sigurisht që çdo gjë është e pritshme. Aboslutisht që për pacientin do bëhet maksimumi por nuk është mirë që individi ta lë vetne pas dore sa smëundja të shfaqet me komplikacione që rrezikojnë jetën.
Folëm për një ulje të pragut të moshës…
Tradicionalisht ka qenë që sëmundjet kardiovaskulare janë shfaqur në mosha të caktuara mbi 50 vjeç. Por siç thamë sa po vjen dhe rritet ajo shfaqja e sëmundjeve në moshat më të reja. Unë që kam punuar edhe në urgjence kam patur rastin të shikoj infarkte në mosha të reja, edhe 27 vjeç. Për fat të keq edhe fatalitete. Kjo do të thotë që shkalla e ndërgjegjësimit dhe kultura e të konsultuarit me mjekët e lagjes, duhe të jetë edhe më e rëndësishme si më parë.
Doktor, duket se të gjithë njësoj jemi të ekspozuar ndaj faktorëve të riskut që përmendëm: i njëti stil jetese, mënyrë të ushqyerit etj. A do të thotë kjo që të gjithë njësoj jemi të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiake?
Në çdo sëmundje ka dy grupe faktorësh që ndikojnë në shfaqjen dhe në incidencën e saj. Janë faktorët e bredshëm ose gjenetikë dhe faktorët e jashtëm ose ambjental. Sigurisht që jo në të gjithë popullatën, një sëmundje mund të ndikojë njëlloj te një individ i caktuar.
Te këta individë që kanë një predispozicion gjenetik, kanë një trashëgimi, kanë nënën ose babain që ka kaluar infarkt më parë ose ka bërë një ndërhyrje të rëndësishme kardiovaskulare, atëherë te njerëzit e afërm do të ketë një incidencë më të lartë për të shfaqur një sëmundje të ngjashme kardiovaskulare, pavarësisht faktorëve ambjental.
Ndërkohë te të tjerët që mund të jenë faktorët ambjental të pranishëm, nëse faktorët gjenetikë mund të mos jenë present, incidenca mund të jetë më e ulët. Faktorët gjenetik, së bashku me faktorët ambjental, përbëjnë një binom shumë të rëndësishëm që të rritet incidence kardiovaskulare.
Këshilla për një zemër të shëndetshme
-Paraqitje dhe konsulta më të shpeshta me mjekun
-Kontrollet, që konsistojnë në vizita klinike, në bërjen e analizave peridodike,
-Modfikimi I stilit të jetës
-Dietë e shëndetshme
-Aktivitet fizik
-Rënie në peshë
-Ndërprejen e duhanit kur janë duhanpirës
-Te pacientët që kanë hipertension, kujdes me kripën në ushqim.
