Kryefaqja Covid-19 “Koronavirusi dhe të sëmurët kronikë”/ Këshillat nga mjeku Isuf Kalo

“Koronavirusi dhe të sëmurët kronikë”/ Këshillat nga mjeku Isuf Kalo

0
Shpërndaje

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Coronavirusi po vret  edhe tek ne…

Masat e duhura për të bllokuar ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, ministria e shëndetësisë,  specialistet infeksionit, dhe mediat ato duhen konsideruar  imperative dhe jetësore.

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta  sidomos   në mosha të reja dhe tek qytetarë pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësitë e përfundimit  fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti që gjashtë  të sëmurë rëndë nga coronavirusi  të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo fale  kujdesit  me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën megjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor.

Mesazhi është i qartë: Secili prej  nesh që  të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtojë prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë  kanë evidentuar  se  humbjet e jetëve njerëzore, që ai  shkakton janë shumë më të shpeshta tek  personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si  dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike tëmushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune, depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti  paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga  ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo tëshëndetshëm të jetës, çka dobësojnëreagimin e organizmit  ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetizolimit  në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe  komunikimit me mjekët  që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave  tëgjendjes shëndetësore si rritje e shifrave tëtensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit ,shtimi duhan pirjes , pasiguri çrregullime të oreksit, vështirësi  për respektimin e higjienës trupore  etj.

Vetvetiu  pacientëve të tille u lindin pyetje  lidhur me mënyrën e  zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja.Për fat të keq  ata përgjithësisht nuk janëedukuar dhe aftësuar  për të vetmenanxhuar  sëmundjen  e tyre kronike  në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore  qytetarëve tanë është e ulët .Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka  anashkaluar këtë nevojë Tani pacientëve të ngujuar u duhet një një mendje  që t’i udhëzoj . Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online.

Vete sistemet shëndetësore përgjithësisht  nuk e kanë patur prioritet  kujdesin ndaj  të sëmurëve në shtëpi . Tempulli i lavdisë e krenarisë  së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore  ambulatore të paisur me profesionistëme barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballjet e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen  ambulatorisht . Por jo për sëmundjet kronike ,të cilat  nuk shërohen dot plotësisht në spital  Ato pacientet edhe pas daljes nga  spitaleti marrinnë shtëpi me vetegjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“  janë  pistapotenciale tëcilat po  të shfrytëzohen seriozisht  në mënyrë të mirë organizuar , munden ta lehtësojnë ndjeshëm  barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve  të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, vec të tjerash është padyshim edhe qendër  gjigande shëndetësore me potenciale të  mëdha burimesh  njerëzore. Në jetën e përditshme  në të  kryen një numër pafund procedurash  në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve   ashtu dhe në ndihmë të  pjesëtarëve të sëmurëtë familjes. Me goditjen që pësuan  sistemet shëndetësore nga Covid -19  po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmerisëtë stafit profesional dhe të ambienteve spitalore.

Asnjëherë sa tani  nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen  në partnership  nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi  i vetmjekimit  i pacientëve me sëmundje kronike në shtepi është një opsion për t’u konsideruar me përparësi.

Shembulli se si tek ne një numur i  pacientëve  me diabet e vetë menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetadaptojnë me sukses sëmundjen  në kushtet e shtëpisë  vlen  per tu shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe  ndaj  të sëmurëve  të tjerë kronike.

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohetndaj  sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetizoluar me  shpresë që t’i ndihmoj sado pak  ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen  më lehtë, dhe me minimum letalitet.

Ministra e shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posacërisht  nga  specialistet respektiv për qytetar të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga coronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese  kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht   numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës  çka do ju  rivendos pët të sëmurë të tille  urat e kontaktit përkohësisht  të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktikë të tillë mund ti shërbejë këtij kontingjent   si dritare mundësie suplementare për të vetadaptuar  mjekimin , për t’ju forcuar imunitetin  dhe   minimizuar humbjet e jetës së tyre  të kërcënuara frikshëm nga kjopandemi.

Së bashku: qytetarë, pacientë dhe mjekë do jemi më të fortë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here