Koronavirusi në Shqipëri/ Krijohet një perimetër sigurie te Infektivi, Ardi Veliu: Mos përhapni panik

Ndërsa gazetari i News 24, Erjon Skëndaj vazhdon të qëndrojë jashtë Infektivit në QSUT ku janë shtruar tashmë dy të prekurit me koronavirus ka të tjera zhvillime.

Jashtë këtij spitali është krijuar një perimetër sigurie që nuk do ta shkelë askush. Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka komunikuar shkurt me gazetarin Skëndaj. Ai ndër të tjera ka apeluar të mos përhapet panik, pasi kjo është një masë e nevojshme në situatën ku ndodhemi.

“Duhet të marrim disa masa shtesë, të mos përhapim panik, të krijojmë një perimetër sigurie në këtë spital. Na lini të merremi me rastin”,- tha Veliu.

Gazetari Skëndaj ndër të tjera tha se dy të prekurit nga koronavirus paraqesin një gjendje stabël dhe nuk janë shtruar në reaminacion.

Burimi: BalkanWeb

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025