Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve, infermierëve dhe epidemiologëve, që kanë dalë në pension, që të bashkohen me personelin aktual, në trajtimin e të shtruarve dhe të infektuarve me Covid-19.
Në një deklaratë të përbashkët me mediat me ministren Ogerta Manastirlou, Rama tha se ata që kanë lënë gjurmë në sistemin shëndetësor dhe pranojnë të kthehen sërish do të marrin 1000 euro shtesë mbi pensionin, njësoj si personeli mjekësor aktual.
“Kemi bërë thirrje. kemi nevojë për mjekë që të jenë të gatshëm në të gjithë harkun kohor. Mjekë, infermierë, epidemiologë apo të tjerë që kanë lënë gjurmë në sistemin tonë dhe në shëndetësi i ftoj të na bashkohen. Do kenë 1000 euro shtesë mbi pension, ashtu siç thamë dhe për bonuset e stafit aktual,”– tha kryeministri.

