Koronavirusi, Rama: Mos harxhoni lekë me maska, vdekshmëria ka rënë, mos u alarmoni

Kryeministri Edi Rama foli sot në kuvend dhe për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik duke kërkuar maska, pasi ato nuk të mbrojnë nga ky virus. Më tej ai shtoi se nga të dhënat e fundit ka një rënie të personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

“Theksoj domosdoshmërinë që qytetarët të mos i referohen burimeve jozyrtare për koronavirusin dhe të mbrohen nga infodemia, që siç e cilëson edhe OBSH përbën një kërcënim serioz në gjithë përpjekjen për të luftuar epideminë.

Qytetarët duhet të ruhen dhe të mbrohen vetë me vetëdijen se të gjitha këto burime të infordemisë shkaktojnë alarme të pakëshillueshme në kushtet kur duhet përballuar sëmundja.

Së dyti, e dhëna zyrtare për vdekshmërinë ka rënë nga 3 në 2.3, pra e gjithë pjesa tjetër 97.7% e ka përballuar dhe e përballon pa pasoja këtë epidemi. Nëse shohim efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet me të vdekur janë më të shumta se fjala shërim dhe lajmet me të shëruar.

Mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, ato nuk mbrojnë nga prekja. Maskat janë të dobishme për vetë të prekurit dhe personelin mjekësor, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi. Të jemi të qartë që gjithë histeria është harxhim i kot i parave. Nga ana tjetër në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka 1 mln dollarë plus për të adresuar të gjitha problematikat, MSH ka 1,2 milionë maska të shpërndara apo marra nga shqiptarët, të cilat do mbeten si relike që kaloi ose do kalojë këtej një farë epidemie, e quajtur koronavirus”, u shpreh Rama.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni