Koronavirusi/ Silva Bino: Shpallja e emergjencës nga OBSH, jo masa ekstreme për Shqipërinë. Nuk jemi vend pritës

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino deklaroi sot se shpallja e emergjencës globale për koronavirusin nga OBSH nuk do të thotë masa ekstreme për Shqipërinë.

Në mbledhjen e dytë të task-forcës, specialistja e shëndetit publik tha se Shqipëria nuk është vend pritës akoma dhe se situata do vlerësohet rast pas rasti.

“Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë sepse këtë e lidhin me ndalimin e tregtisë dhe të mallrave. Nuk rekomandohet nga OBSH për momentin. Kjo ngjarje është me rëndësi ndërkombëtare sepse i ka tejkaluar kufijtë e Kinës. Ka prekur shumë vende të tjera të botës, përfshirë dhe vende në Evropë për këtë arsye vendet rrisin nivelin e masave. Shpallja e kësaj gjendje ndërkombëtare nga OBSH dhe ekspertët bëhet që të rrisë fondet e saj, mbështetjen e saj për vende që kanë nevojë dhe natyrisht të rrisë çdo përpjekje në lidhje me kërkime, me identifikimin e trajtimeve të mëtejshme, në lidhje me kërkimin shkencor e mbrojtjen në shkallë globale dhe të ndihmojë vendet që kanë sisteme shëndetësore të dobëta. Ne nuk jemi vend pritës akoma, situata do vlerësohet rast pas rasti.
Masat e kontrollit të infeksionit nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte por edhe për transportin e personave që do të dyshohen por natyrisht dhe masat e kontrollit në spitale.
Ne duhet të rrisim dhe përgjegjshmërinë e personelit shëndetësor për arsye se ata janë persona që rrezikohen. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por duhet të marrim masa”, deklaroi sot Bino.

Burimi: Balkanweb

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni