Koronavirusi/ Wuhan, gjatë 24 orëve të fundit është infektuar vetëm një person

Në qytetin kinez Wuhan, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me coronavirus.

Agjencia Nacionale e Shëndetësisë në Kinë, ka njoftuar se në këtë vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja, përfshirë edhe një në Wuhan, qytet ky që konsiderohet se epiqendra e pandemisë globale të COVID-19.Gjatë të njëjtës periudhë nga infeksioni kanë humbur jetën 13 persona në Kinë, përfshirë 12 nga Wuhani. Kujtojmë që në Kinë deri më tani janë infektuar 81.881 persona, ku 3.226 kanë humbur jetën e 68.676 janë shëruar. Coronavirusi u shfaq në fund të vitit të kaluar në Wuhan që brenda pak ditëve u përhap në afro 150 shtete të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi globale COVID-19. Ndërkaq në pjesët tjera të botës me coronasvirus janë infektuar më shumë se 83 mijë, duke tejkaluar kështu numrin e të infektuarve në Kinë.
Buimi: US News

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025