Korrupsion dhe tamponë COVID-i të falsifikuar, SPAK arreston mjekun në Institutin e Higjienës

Nga operacioni i SPAK, është vënë në pranga mjeku në Institutin e Higjienës, Niko Nika.

Niko Nika, me profesion mjek në  Institutin  e Higjienës, ishte  në kërkim dhe figuron tek përgjimet e SPAK-ut, ku u zbërthye skema korruptive.

Mjeku merrte para për të  bërë tampon jashtë radhe. Në grup ishin të përfshirë edhe 13 anëtarë të tjerë të shëndetësisë.

Nika është vënën në pranga dhe akuzohet për  korrupsion,  falsifikim  dokumentesh  dhe ndikim i paligjshëm.

“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi  Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO