Kryefaqja Lajm kryesor Korsitë e biçikletave në mes të rrugës, rrezik për qytetarët

Korsitë e biçikletave në mes të rrugës, rrezik për qytetarët

0
Shpërndaje

bicycleTë gjitha projektet e planit urbanistik të Tiranës për korsitë e biçikletave janë me korsi anësore, korsi të ngushta që duken të llogaritura vetëm për një biçkletë

 

 

Bashkia e Tiranës planifikon të ndërtojë 22 km rrugë biçikletash së shpejti. Korsitë e biçikletave deri më sot janë vendosur mbi trotuare dhe anash rrugëve. Këto kanë qenë një zhgënjim i vërtetë për shkak të pengimit të biçiklistëve nga kalimtarët, makinat e parkuara dhe makinat në lëvizje. Rrallë tek-tuk shohim ndonjë çiklist ti përdorë.

Përballë këtyre problemeve zgjidhja mund të gjendet në vendosjen e korsive të biçikletave në qendër të rrugëve. Gjejmë për këtë disa shembuj nga bota.

Në bulevardin Pensilvania, Distrikti i Kolumbias, SHBA, korsitë e biçikletës janë në qendër të rrugës. Në vitin 2010 departamenti i rrugëve e ktheu këtë pjesë të rrugës në korsi biçiklete.

Ky bulevard është shumë i ngjashëm me Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e përfytyrojmë fare mirë se si një korsi e tillë biçklete do të zbukuronte bulevardin kryesor të Tiranës.

Sipas një artikulli të vitit 2010, Departamenti i Transportit të Distriktit të Kolumbias, planifikonte që përveç kësaj rruge, edhe në 4 rrugë të tjera korsitë e makinave do të ktheheshin në korsi biçiklete. Për të minimizuar impaktin e heqjes së një korsie makine, departamenti planifikonte që në kryqëzime korsitë e biçikletave të ktheheshin në të përziera, për automjete dhe biçikleta.

Rast tjetër i ngjashëm është ai i Torontos, ku bashkia në vitin 2010 propozoi që në Bulevardin “University” i cili ka 8 korsi, 4 në çdo drejtim, 2 korsitë e brendshme të kthehen në korsi biçikletash. Fillimisht korsitë do të ishin të përkohshme, pas disa muajsh përdorimi do të analizohej suksesi i vendosjes së tyre. Në rast suksesi këshilli bashkiak do të vendoste për vendosjen e tyre të përhershme.

Kalimi i biçkletave në qendër do të lejonte vazhdimin e përdorimit të korsive anësore për ndalime emergjence, parkim, shitësa ambulantë, taksi dhe autobuzë.

Korsia e biçikletave do të mbrohej nga korsitë e makinave me shtylla të posaçme.

Rast tjetër i ngjashëm është ai i Torontos, ku bashkia në vitin 2010 propozoi që në Bulevardin “University” i cili ka 8 korsi, 4 në çdo drejtim, 2 korsitë e brendshme të kthehen në korsi biçikletash. Fillimisht korsitë do të ishin të përkohshme, pas disa muajsh përdorimi do të analizohej suksesi i vendosjes së tyre. Në rast suksesi këshilli bashkiak do të vendoste për vendosjen e tyre të përhershme.

Kalimi i biçkletave në qendër do të lejonte vazhdimin e përdorimit të korsive anësore për ndalime emergjence, parkim, shitësa ambulantë, taksi dhe autobuzë.

Korsia e biçikletave do të mbrohej nga korsitë e makinave me shtylla të posaçme.

Në rastin e Torontos, njësoj si dhe në rastin e Distriktit të Kolumbias, përpara propozimit për kthimin e korsive të makinave në korsi biçiklete, u bë dhe një analizë e trafikut, e cila konkludoi se heqja e një korsie nuk do të sillte bllokim trafiku në rrugë.

Projektet për Tiranën

Të gjitha projektet e planit urbanistik të Tiranës për korsitë e biçikletave janë me korsi anësore, korsi të ngushta që duken të llogaritura vetëm për një biçkletë. Dy korsitë e brendshme mund fare mirë të ktheheshin në korsi biçiklete. Biçikletat dhe autobuzi do të pakësonin nevojën për korsi makinash.

Nëse dëshirojmë që biçkleta të kthehet në mjet masiv transporti, korsitë e biçkletave duhet të jenë të bollshme, për të akomoduar disa çiklista njëherësh.

Korsitë e bollshme të biçikletave do të pakësonin dhe nevojën e ndërtimit të një linje tramvaji, e cila kërkon investime shumë më të mëdha se një korsi e bollshme biçiklete.

Në qytete shpesh motorristët e përdorin automjetin në pamundësi të përdorimit të biçikletës. Kthimi i korsive të makinave në korsi biçklete do të kishte efektin pozitiv të braktisjes së makinave në favor të biçikletave, qoftë nga simpatizantët e biçkletave, qoftë nga motorristët e zhgënjyer me bllokimet e trafikut.

Kjo mund të realizohet lehtë në rrugë të gjera, si Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zhan D’Ark etj.

Shqipëria së shpejti do të ketë një ligj të energjive të rinovueshme, i cili parashikon që deri në vitin 2020 pjesa e energjive të rinovueshme në totalin e energjisë të shkojë në 38%, duke u rritur me 9% nga niveli aktual prej 29%.

Përhapja masive e përdorimit të biçkletave mund të ndihmojë shumë në arritjen e këtij objektivi, duke pakësuar përdorimin e makinave, dhe të burimeve jo të rinovueshme të energjisë që ato përdorin, hidrokarbureve.

Nga: Rita Strakosha

 

 

Panelet fotovoltaike injorohen nga projekt-ligji për energjitë e rinovueshmepanele diellore

 

 

Në 23 prill komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese, tregtisë dhe mjedisit debatoi në parim projekt-ligjin e ri për energjitë e rinovueshme. Ndër objektivat e tij projekt-ligji rradhit pakësimin e gazrave me efekt serrë, pakësimin e importit të burimeve djegëse organike, përdorimin më ekonomik të burimeve natyrore etj. Ligji përcakton për qeverinë detyrimin që të aprovojë një objektiv kombëtar të pjesës së energjisë së rinovueshme në totalin e energjisë së konsumuar, për tu arritur deri në vitin 2020. Këshilli ministror i Traktatit të Energjisë, në tetor 2012 aprovoi për Shqipërinë një objektiv për energjitë e rinovueshme prej 38%. Objektivi është shumë ambicioz, nëse kemi parasysh se pjesa e energjive të rinovueshme sot është 29%. Pra brenda vetëm 7 vitesh Shqipëria do duhet të rrisë me 9% pjesën e burimeve të rinovueshme. Për të arritur këtë objektiv do të aprovohet dhe një plan kombëtar i energjive të rinovueshme. Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit qeveria duhet të krijojë një fond kombëtar të energjive të rinovueshme, i cili do të financojë aktivitete që do të promovojnë shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit do jetë i detyruar të blejë energjinë e prodhuar nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme me përparësi, dhe kjo energji do të blihet me çmim të rregulluar nga ERE. Çmimi do të jetë i fiksuar për 15 vjet, duke u rregulluar për inflacionin çdo vit. ERE do të përcaktojë madhësinë e çentraleve që do të kualifikohen si me përparësi. Deri më sot me përparësi janë quajtur vetëm HEC-et, shpresojmë që me ligjin e ri në skemën mbështetëse të përfshihen dhe burimet diellore të energjisë. Në projekt-ligj nuk parashikohen lehtësira tatimore për panelet fotovoltaike. Lehtësohen nga TVSH-ja taksat e importit vetëm për panelet diellore termike. Panelet fotovoltaike kanë përparësinë teknologjike të prodhimit të elektricitetit në krahasim me panelet diellore termike. Ky elektricitet mund të shitet në rrjetin e OST-së kur impianti prodhon tepricë energjie. Panelet PV janë potencialisht të instalueshme në çdo cep të Shqipërisë, nga investitorë të mëdhenj dhe të vegjël, në qytet dhe në fshat, ndryshe nga turbinat e erës që vendosen vetëm në zona rurale, dhe ndryshe nga HEC-et që vendosen vetëm mbi lumenj. Shqipëria ka një zhvillim shumë të njëanshëm të HEC-eve, kur është vend i pasur me energji diellore kurse ndryshimet klimatike parashikohet të sjellin shkretëtirizim të vendit. Kjo vartësi e njëanshme nga HEC-et mund të dobësohet duke krijuar lehtësira tatimore për panelet PV. Në vitin 2007-2011 Shqipëria ka importuar vetëm 750,000 USD panele fotovoltaike, një vlerë qesharake po ta krahasojmë me importet e vendeve të tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Greqia.

Nga databaza statistikore e OKB-së dhe të dhënat e GDP-së të secilit vend, gjejmë se pjesa e GDP-së që Shqipëria i kushton importit të paneleve fotovoltaike mesatarisht çdo vit për periudhën 2007-2011, është vetëm sa 19% e asaj që Mali i Zi shpenzon, sa 5% e importeve të Rumanisë, 1.3% e importeve të Greqisë, 0.2 % e importeve të Bullgarisë dhe 6% e importeve të Maqedonisë (të llogaritura këto si pjesë e GDP-së mesatare nominale të secilit vend). Ndryshe nga HEC-et, aq të preferuara nga qeveria, panelet fotovoltaike zakonisht janë me kapacitet më të ulët, me vlerë më të vogël dhe nuk jepen me konçesion, sepse ndërtohen mbi prona private. Investitori nuk ka nevojë të trokasë e lutet në zyra burokratike për leje, autorizime, çertifikata etj. etj., dhe as të japë rryshfet. Kur shpenzohen vetëm 150 mijë dollarë në vit për panele PV, harxhohen me miliarda lekë për të zgjeruar rrugë e ndërtuar autostrada, infrastrukturën e energjive jo të rinovueshme, e burimeve fosile. Burimet fosile janë burim i fundëm, që po nxirren e shfrytëzohen me kosto gjithmonë e më të lartë sociale dhe ekonomike. Politika europiane nëpërmjet strategjisë energjitike 2050 e ka bërë të qartë synimin për ndërprerjen e vartësisë prej tyre. Shqipëria duhet të ndryshojë strukturën e investimeve të saj larg burimeve fosile dhe drejt shumëllojshmërisë së energjive të rinovueshme. Ligji i ri për energjitë e rinovueshme është një hap drejt këtij tranzicioni, por nuk mjafton. Duhet të ndryshojë mentaliteti dhe i gjithë legjislacioni duhet të vihet në shërbim të tranzicionit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here